Skandali/ 600 emrat në Bashkinë Gjirokastër që u janë vjedhur të dhënat personale për zgjedhje, denoncimi

Nga Telnis Skuqi

“Unë jam një socialist që e dua Partinë Socialiste (PS), madje besoj si besimtar tek kjo forcë politike”, – nis rrëfimin e tij F.L., një mesho burrë që jeton familjarisht pranë qytetit të Gjirokastrës.

“Specialisti” siç preferon ai ta identifikoi më tregon se prej disa ditësh një grup i vogël, i përbërë nga 5 persona, staf më i ngushtë i kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, po konsumojnë një vepër të rëndë penale.

“Ata po vjedhin të dhënat personale (ID) dhe po i dorëzojnë tek dega e PS-Gjirokastër pa miratimin e punonjësve të administratës vendore”, – më tha specialisti.

Sipas tij, është e papranueshme që administrata të përdoren në shërbim të një force politike për zgjedhjet parlamentare apo vendore.

“Është marrëzi”, – më shkruajti ai, dhe, sakaq më nisi si provë materiale një formularë me formatin A4 me emrat e punonjësve të administratës që i është dorëzuar kryetarit të degës së PS-Gjirokastër, Bledar Kaçi.

“Kaq shumë formularë janë printuar brenda ambjenteve të Bashkisë së Gjirokastrës sa harruan këtë dokument që po të nis”, – më tha ai.

“Ata e kishin harruar tek tavolina ime”, – më shpjegoj “specialisti”.
“Specialisti” nuk është në gjendje të saktësoj se sa formare të tilla “made in PS” janë printuar nga bashkia, por për një gjë është i sigurtë: bëhet fjalë për afro 600 emra. “600 emra vetëm nga administra e bashkisë”, – mendon ai.