Qytetarët me Covid e paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm! Mashtrimi i Edi Ramës për shëndetësi falas nuk ka qënë kurrë kaq i dukshëm!

Nga Bardh SPAHIA

Edhe media raporton për pacientë të infektuar me virusin Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi, me një kosto që shkon në 1 milionë lekë të vjetra! Mjekët e familjes dëshmojnë se po u japin trajtim me barna e oksigjen, edhe përtej fazës së parë të simptomave! Dmth për turp Edi Rama ua ka kaluar koston e kurimit të kushtueshëm të Covid-19 vetë qytetarëve, që duhet ta kalojnë në shtëpitë e tyre.

Një strategji hileqare dhe e pacipë ndaj qytetarëve, që paguajnë taksa edhe për koncesione marramendëse, por kur kanë nevojë të mjekohen, shteti nuk u përgjigjet, por duhet të paguajnë vetë! Kjo është shëndetësia falas e Edi Ramës!!!!

Qytetarët që infektohen me Covid e paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm. E në kushte shtëpie ku mungon mbikqyrja e vazhdueshme profesionale e personelit shëndetësor, situata mund të agravohet në mënyrë të pakthyeshme. Por Edi Ramës nuk i bëhet vonë!

Numri i shtrimeve në dy spitalet Covid është i kontrolluar, sepse Edi Rama përvec propagandës nuk ka bërë asgjë për rritjen e kapaciteteve, sigurimin e përsonelit shëndetësor e furnizimin me pajisje mjekësore të dy spitaleve të tjera Covid. Arka e shtetit vazhdon të gërryhet nga kostoja e koncesioneve korruptive e tenderave të errët që nuk ndalen.

Ndërsa qytetarët e vendit më të varfër në Europë, duhet të paguajnë vetë kostot e kushtueshme të trajtimit të këtij virusi, në kushtet kur karantinimi u solli pasoja të rënda financiare! Shëndetësia falas e Edi Ramës është mashtrimi më skandaloz që u bën qytetarëve, duke u rrezikuar jetën!