Mashtrimet e Beqes për farmaceutikën dhe mallkimi i qytetarëve për të!

Nga Dr. Besnik JAKAJ

Ti që mburresh për reformen në shërbimin farmaceutik duke bërë vetëm propagande, në përpjekje për të fshehur hajdutërine që kë bërë duke abuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me shëndetin e jetën e shqiptarve.

Ndryshimi i Ligjit të Barnave dhe Shërbimit Farmaceutik në datën 03/09/2014 në Shqipëri ka dëmtuar në mënyrë fatale cilësin dhe sigurin e barnave në vendin tonë, duke e çuar kështu në largimin e disa kompanive famaceutike nga me prestigjozet në botë nga vendi ynë.

Vetëm për ti shërbyer klientelizmit tuaj dhe kompanis suaj të barnave, ju lejuat importin paralel të barnave, duke i hapur rrugë futjes së barnave jo ciëlsore jo efikase, të falsifikuara, të ripaketuara e kondrabanduara në Shqipëri.

Në asnjë vend të Evropës nuk lejohet importi paralel i barnave.

Ju mburreni me uljen e çmimit të barnave, duke u përpjekur të mbuloni krimin që keni bërë në dëm të shëndetit të qytetarëve Shqipëtar.

Ju e dini mirë historinë e antitumoraleve që nën pretekstin e çmimit të ulët, e solle ti me kompanine tënde nga Turqia, për tenderat e spitaleve publike të cilat nga denoncimi i mediave e pacienteve u vërtetua që ishin të gjitha fallso dhe pa asnjë rezultat në terapi madje me efekte të dëmshme.

Ju e dini që u hap edhe hetim nga prokuroria për këtë, por se në çfazë janë hetimet duhet ta dini ju me mirë…

Ju bëni llogaritë e trajtimit të Covid-19 duke llogaritur, kombinimin e dy atibiotikeve, një kortikosteroidi, një antikoagulanti, një antipiretiku dhe vitamino-terapi, dhe thua që sot kushtojnë 9,600 lek, dhe para reformës kushtonin 49 000 lek, duke gënjyer hapur, pasi ben sikur e ke harruar cilesinë e tyre.

Këto kombinime për 7 ditë trajtim, në varësi të cilësisë së tyre në Shqipëri kushtojnë me cilesi të dobet (në varësi të prodhuesit) 22,800 leke, me cilësi të mirë dhe nga kompani prestigjoze kushtojnë
38,900 leke.

Prandaj rezultatet e trajtimit të pacientëve në shtëpi kanë qënë dhjetra herë më të mira se në spital.

Humbjet e jetës janë dhjetra herë më të ulëta te pacientët që trajtohen në shtëpi se sa ata që trajtohen në spital, dhe e gjitha kjo ka të bëjë me cilësinë e barnave.

Jo më kot shumica e vdekjeve në spitalet Covid janë nga Tromboembolite…

Qytetarët shqiptarë e dinë mirë se sa me vështirësi po i sigurojnë barnat për trajtimin e Covid-19 dhe me çfar kostoje, një pjesë që mungojnë po vijnë kontraband dhe po shiten me çmime shumë të larta, disa nuk arrijnë ti siguroj dot barnat me cilësi dhe efikasitet për shkak të mungesave dhe çmimeve.

Ju GËNJENI në mënyrën më të paskrupullt dhe pa asnjë argument duke thënë që iplementimi i reformës ju ka kursyer shqiptarve 70 milion USD…

Po a e dini ju more zotëri që qarkullimi vjetor i barnave në vlerë leku është më i madh pas reformës tënde se përpara saj?!?

Mos është shtuar numri i popullsis, sëmundjet apo përdorimi i barnave?!?

Apo mbase e ngatërroni me milionat tuaja të vjedhura?!?

Prandaj ju gënjeni në çdo fjalë të postimit tuaj.

Zotëri, në të gjithë botën institucionet shëndetësore dhe autoritetet e kontrollit të barnave në plan të parë kanë cilësinë dhe sigurinë e barnave, luftimin e kontrabandës, fallsifikimit, ripaketimit dhe mashtrimit në përshkrimin e barit, si edhe krijimin e kushteve për treg të lirë dhe të barabartë, dhe gjithmonë çmimi lidhet me cilesinë dhe sigurinë e barit.

Po ju drejtoj disa pytje???

Sa analiza ka bërë në një vit agjencia kombëtare e barnave dhe paisjeve mjeksore?!?
(80% me pak se përpara).

Sa barna ka bllokuar e çregjistruar për mungesë efekti apo efek te demshem?!?(prej disa vitesh asnje).

Pse sapo ndryshuat ligjin e nxorrët nga funksioni Qëndrën e Farmakovigjilencës?!? Shkenca që merret me hulumtimin dhe mbikqyrjen e sjelljes së barit në treg, e ngritur dhe e konsoliduar në vitin 2009-2012 me shumë përkushtim dhe me ndihmen e E.M.A (agjencia evropiane e barnave), F.D.A, (agjencia amerikane e ushqimit dhe barnave), Uppsala monitoring centre, e shumë partner të tjerë ndërkombëtarë, e cila u miratua me ligj.

U hartua plani e strategjia kombëtare e monitorimit të barnave nëpër mes 5 konferencave shkencore nderkombëtare, dhe fal kësaj strukture shkencore pë tre vite janë bllokuar e hequr nga tregu 11 barna jo cilësorë dhe pa efektin e duhur.

Përse ka 6 vite që nuk zbatohet detyrimi ligjor për tu bërë analizimi i konformitetit te çdo loti të importuar për hër të parë?!?

Përse ka mbi 6 vite që aparaturat e laboratorit të barnave janë të pavaliduara në bazë të ligjeve kombëtare e ndërkombëtare?!?

Përse ka mbi dy vite që laboratori i analizimit të barnave nuk funksionon fare?!?
Kjo është krenaria juaj për reformen në shërbimin farmaceutik?!!!

Kjo është turpi juaj dhe i qeverisë tuaj dhe fatkeqësia e qytetarve shqipëtar.

Por të jeni i sigurt që për të gjitha këto do përgjigjeni përpara ligjit herët apo vonë, ju dhe bashkëpunëtoret tuaj.

P.s ju citoni në postimin tuaj, se jeni frymëzuar nga një këshillë që e keni përzemer!!!
Po ju them një gjë me bindje, të jeni i sigurt që ju kanë shar dhe mallkuar pafund dhe vazhdojnë ta bëjnë çdo ditë mbarë populli shqiptar, që po vuan pasojat e reformës tënde e të atij që ju ka mbështetur aq shumë sa thoni edhe vetë ju.