Marrëveshje private e Ramës për shitjen e detit, vizitë sekrete në Turqi, pastaj në Greqi

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Turqisë këtë pasdite. Burime të Abc Neës konfirmojnë udhëtimin por ende nuk dihet qëllimi i vizitës së papritur dhe kë do të takojë Rama në Turqi.

Kujtojmë se më herët ditën e sotme, u njoftua se më 15 dhe 16 shtator Rama do të udhëtojë në Athinë në cilësinë e kreut të OSBE-së.

Çështja e emigrantëve, por edhe konflikti turko-grek pritet të jenë tema të takimeve të shefit të ekzekutivit shqiptar.

Një natë më parë në emisionin “Opinion”, Rama e cilësoi Turqinë një partner strategjik të Shqipërisë bashkë me Italinë dhe Greqinë, ndërsa disa javë më parë ai pranoi se Shqipëria ka pranuar të nënshkruajë marrëveshjen që parashikon zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Jon.

Kjo e fundit është përfshirë në një konflikt të hapur në Mesdheun lindor me Turqinë për shkak të kufijve detarë. Tensionet mes dy vendeve janë në pikat më të larta që prej vitit 1974 kur ato u përplasën në Qipro.