Lleshi e pranon publikisht: Policia dështoi, deklarata…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për shpërthimin që tronditi kryeqytetin pasditen e sotme, ku shënjestra ishte Preng Gjini, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore ditën e sotme.

I ftuar në emisionin “Open”, Lleshaj pranoi dështimin duke thënë: “Në qoftë se flasim për ngjarjen e sotme normalisht dështoi.

Por nuk mund të besojmë se policia do të parandalojë çdo lloj krimi.

Në qoftë se besojmë se policia do parandalojë çdo lloj krimi, atëherë kjo është një alibi”- tha Lleshaj.

Kujtojmë se makina tip “Benz A Class” shpërtheu pasditen e sotme në zonën e “Vasil Shantos” ku përvec 51-vjecarit, u plagosën edhe 2 kalimtarë, një italian dhe një fëmijë që ndodhen në spitalin e Traumës duke marrë trajtim mjekësor.

A e ka ndarë mendjen Sandër Lleshaj, për të qenë ministër… Kjo ishte ajo se çfarë ministri i dha sërish një përgjigje indirekte në Open.

“Ashtu siç e kam thënë do vijë një ditë që s’do jem më, është e sigurt. Sepse gjërat një ditë mbarojnë”, tha ai.

Ndërsa e cilësoi këtë si një ngjarje pa rëndësi të madhe, ai tha se” unë vij me një histori të veçantë në këtë pozicion. Jam pjesë e një ekipi, dhe funksionoj si i tillë, marshin indietro nuk e njoh. Di që jam i angazhuar dhe kam një regjistër që me bëjnë të ndihem legjitim në pozicionin që jam” .