Lleshaj flet për herë të parë për largimin si ministër i Brendshëm

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur gazetarit të Fax Neës, Fatjon Gjinaj, në lidhje me zërat që kanë qarkulluar se ministri i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama në tryezë.

Lleshaj thekson se i ka dëgjuar me vonesë të tilla informacione dhe se ai nuk komenton lajme të ka kuptimta. Ai ka shtuar se është në detyre dhe vazhdon ta kryej ketë funksion me përkushtim maksimal.

Pyetje: Nga informacionet që na kanë ardhur nga brenda ministrisë, por edhe nga kabineti qeveritar është përmendur fakti i historisë së dorëheqjes tuaj që është firmosur dhe i është dërguar kryeministrit. Nëse këto zëra janë të vërteta dhe ju i përgënjeshtroni do të thotë që brenda ministrisë ka përpjekje që duan t‘ju dëmtojnë. Si e komentoni?

Sandër Lleshaj: Unë nuk ju mësoj dot mjeshtërinë tuaj, që duhet të verifikoni vetë burimet që besoni burimet apo jo. Nëse ju besoni është përgjegjësia juaj. I kam dëgjuar vonë, lajmet për shkak të angazhimit dhe nuk e kam zakon lajme që nuk kanë kuptim. Unë jam në detyrë dhe po e kryej me përkushtim maksimal. Nuk ka pasur asgjë të vërtetë në këtë histori, e cila vetëm sa provon sa rëndë e kemi gjendjen e informimit apo dezinformomit në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj akuzoi mediat që sipas tij kanë publikuar lajme se janë ndryshuar qendrat e votimit për disa qytetar dhe se kjo është bërë për të dëmtuar PD-në.

“Është e vërtetë se tani nuk ka diell, por askush nuk e ka vjedhur atë. Kanë thënë të pavërteta, por në ditët në vijim do të ketë më shumë të vërteta. Po zbatohet më në fund projekti për sistemit të adresave.

Për dekada të tëra qytetarët janë endur nëpër Shqipëri e botë pa adresa a thua se janë nomadë. Nëse një ktyebashkiak do të lyenin pallatin me Shqigjeta, mijëra qytetarë do të humbisnin adresat e tyre. Pasi deri më sot adresat përshkruheshin si te brryli, pallati me shigjeta, oxhaku etj. Sot të gjithë qytetarët nuk janë anonim në vendin e tyre por kanë një adresë.

Askush nuk mund të luajë me këta banorë si dikut. Ka ndodhur që disa qytetar janë regjistruar në adresa të ndryshme, si banesat e vjetra që kanë pasur. Zyrat e gjendjes civile janë të gatshme për të bërë rregullimet e nevojshme për këtë qëllim. Objektivi është që në një kohë të shkurtër të ndodh regjistrimi i adresave në gjithë vendin. Së shpejti projekt-ligji që frenon lëvizjen e paorientuar qytetare.

Procesi i përditësimit dhe saktësimit të adresave nuk e prek aspak qendrën e votimit të qytrtarëve për zgjedhjet e 25 prillit. Do të votojnë në qendrat aktuale. Do të ndëshkohen ligjërisht të gjitha përpjekjet për të dëmtuar zgjedhjet, përhapjen e lajmeve të rreme. Mediat ti verifikojnë informacionet në burime të padiskutueshme”, tha Lleshaj.