Liqeni i Gramshit, ura e rrugës së re ndërtuar nga Sali Berisha, por a e dini se…

Nga Agim XHAFKA

Kam një shok që ca vite i kaloi në internim. Dhe ku? Në Gramsh. Se aq vend i veçuar e i pazhvilluar ishte sa diktatori atje çonte “armiqtë” për dënim.

E shihni këtë foto? Eshtë liqeni i Gramshit, ura e rrugës së re. Sot ky qytet quhet turistik. Cili e bëri? Një kompani norvegjeze e sjellë nga Sali Berisha. Kështu po bëhet edhe Moglica, edhe Lozhani, këto skërka të mjerimit.

Por a e dini që njerëzit e këtyre anëve nuk e votojnë Berishën?! Ia japin votat socialistëve që as rrugë u bënë, as liqen u sollën. Pse? As ata nuk e shpjegojnë. As ne nuk e kuptojmë. Çudi për t’u çuditur…

120005277 16801