Lindja e Mesme dhe Ballkani, ja Trump stabilizuesi

Një intervistë me Germano Dottori

Sot në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur ceremonia e për firmosjen e Marrëveshjes së Abrahamit që parashikojnë njohjen e Izraelit nga ana e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit. “Ditë historike për paqen në Lindje të Mesme”, ka “cicëruar” Presidenti amerikan Donald Trump duke folur për marrëveshje që “askush nuk i mendonte se ishin të mundura”. “Pesë apo gjashtë” shtete të tjera arabe shpejt do të firmosin marrëveshje me Izraelin për normalizimin e raporteve, ka njoftuar ai. Formiche ka intervistuar Germano Dottori, Docent i Studimeve Strategjike në LUISS dhe autor i librit “La visione di Trump” (Salerno editrice), për të analizuar rolin e Presidentit amerikan Donald Trump.

Çfarë na tregojnë për qasjen e Presidentit Trump ndaj “artit të marrëveshjes” marrëveshjet e fundit në Lindje të Mesme dhe në Ballkan?
Mbi të gjitha na tregojnë një gjë: se Presidenti aktual amerikan paraqitet si stabilizues. Dhe është e natyrshme që është kështu: vetëm në një botë më të sigurtë e më të qetë lulzon biznesi. Të paraqitura në një perspektivë të caktuar, marrëveshjet futen në një skemë mbështetjeje afatgjatë të ekonomisë botërore. Ekonomia është edhe solventi në të cilin imagjinohet të zbuten kontrastet: midis Kosovës dhe Serbisë është realizuar një marrëveshje që synon të rrisë ndërvarësitë. Nuk funksiopnon gjithmonë, por është një ide shumë e vjetër, që në kohën e tij e bëri të tijën edhe Henry Kissinger. Për sa i përket aspektit “artistik” të operacionit, të paktën në realizimin e kësaj ujdie të fundit Trump ka demonstruar sesa mund të jenë të dobishme në diplomaci edhe dinakëritë të cilat përdoren në kontraktimin privat.

Shpesh nënvizohet fakti se Joe Biden ka përvojë të madhe në politikën e jashtme dhe mund të gëzojë edhe raporte personale me shumë liderë të ndryshëm. E njëjta gjë thuhej edhe për Hillary Clinton katër vite më parë. Të qënit outsider ka qenë një faktor për “artin e marrëveshjes” të Trump?
Nuk e besoj. Më shumë vlen perspektiva. Trump është mbështetur mbi interesa reale dhe ua ka nënshtruar projektit të tij, që në Lindje të Mesme dhe në Mesdhe më më përgjithësi synon realizimin e një ekuilibri të vetëmjaftueshëm force, i të cilit Shtetet e Bashkuara mund t’i bëhen garant “nga largësia”, edhe nëpërmjet zhvillimit të sistemeve të armëve që burojnë nga Global Prompt Strike, të cilat do t’i mundësojnë Pentagonit të neutralizojnë me shpejtësi çdo lloj kërcënimi ndaj interesave amerikane me armë me precizion kudo që do të jetë e nevojshme. Ka mundësi që të jetë një ajo të cilën Trump ka përmendur në bisedat e tij me Bob Woodward.

Marrëveshjet e nënshkruara kohët e fundit nën egjidën e tij a përfaqësojnë për Trump një mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme në pritje të votimeve të nëntorit?
Jo. Janë shprehja e një orientimi strategjik themelor e presidencës së tij. Trump është zgjedhur me objektivin e deklaruar e reduktimit të gjurmës ushtarake të jashtme të Shteteve të Bashkuara. Ky objektiv mund të arrihet vetëm duke promovuar stabilitetin. Sidomos në rajonet më të trazuara të planetit. Nga këtu, kërkimi sistematik i bahskëbisedimit, që shtyhet deri në angazhimin e armiqve më të egjër, si Koreja e Veriut, dhe, mbi të gjitha, respektimi intransigjent i sovranitetit kombëtar i të tjerëve, që implikon heqjen dorë nga destabilizimi direkt dhe indirekt. Kur do diçka, Trump synon nga traktativa. Ushtron presione. Ama nuk e inkurajon asnjëherë subversionin. Veç të tjerash, duhet pranuar se jo të gjithë, edhe midis peshave të rënda të administratës së tij, e ndajnë këtë qasje.

Lucio Martino në faqet e Formiche ka evidentuar dy shtyllat e politikës së jashtme të Trump, që e ka përmbysur qasjen historike e Shteteve të Bashkuara (sidomos asaj bushiane dhe obamiane): tregëtinë ndërkombëtare dhe luftërat. Cili është bilanci i tij vetëm pak javë nga zgjedhjet për sa i prket shtyllës së parë?
Besoj se tranzicioni me forma “të menaxhuara” i tregëtisë ndërkombëtare është funksional sidomos për dy objektiva gjeopolitikë ngushtësisht të ndërlidhura. Rritja ekonomike është një element themelor i fuqisë politike të shteteve. Frenimi i zhvillimit kinez shërben kështu për të kufizuar në periudhë afatgjatë ambiciet globale e qeveritarëve të Pekinit, ndërsa rikthimi i prodhimit në Shtetet e Bashkuara, finaliteti i dytë, e ndihmon objektivisht Amerikën që të ruajë bazat mbi të cilat mbështetet primati i saj. Ekonomia është funksionale ndaj politikës, jo e kundërta. Për momentin bilanci është pezulluar edhe për shkakt të efekteve të Covid-19. Megjithatë, është interesante që deri Joe Biden i ka gjykuar pozitivisht marrëveshjet që kanë zëvendësuar NAFTA-n.

Po për shtyllën e dytë e evidentuar nga Martino?
Shumë përpjekje të ndërmarra më 2017, kur Trump ju drejtua një publiku të dendur krerësh shtetesh dhe qeverishë arabe të mbledhur në Riad, më së fundi po japin frutet e tyre. Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini, që është një protektorat saudit, po procedojnë me njohjen formale të Izraelit. Mund t’i pasojë Omani. Janë fakte. Ka që mendojnë se bëhet fjalë për marrëveshje në thelb antiiraniane. Ndoshta sot janë, ama Trump ka sqaruar se i takon vetëm Teheranit që ta vendosë të ardhmen e tij. Dyert nuk janë mbyllur, një ditë mund edhe t’i bashkohet sistemit që po lind. Kështu, për momentin po kristalizohet një ekuilibër lokal force, që e nxjerr Izraelin në Gji. Një të nesërme, ky rregullim mund të evoluojë në një sistem sigurie kolektive dhe deri në në një treg të integruar. Vendime të rëndësishme i takojnë edhe drejtuesve turq, që duhet t’i moderojnë ambiciet e tyre.

Me këto marrëveshje të firmosura, cilat mund të jenë prioritetet në politikën e jashtme e një administrate të dytë Trump?
Prioriteti themelor ishte qysh nga fillimi realizimi i një marrëveshjeje sistemi me Federatën Ruse. Trump nuk ka mundur ta zhvillojë këtë aspekt të politikës së tij pasi është bllokuar nga hetimet që kanë goditur fillimisht Gjeneralin Michael Flynn e me pas vetë Presidentin, pa përfunduar në ndonjë gjë. I njëjti “presion maksimal” i ushtruar ndaj Iranit do të shërbente edhe për të krijuar një premisë të traktativës së mundshme me Moskën. Në fakt, Trump do të donte që jo vetëm ta shtrëngonte Teheranin që të hiqte dorë përgjithmonë nga ambiciet bërthamore, por edhe nga raketat që mund të arrijnë Europën, që kanë qenë edhe justifikimi formal i dislokimit të mbrojtjeve antiraketore në kontinentin tonë. Rusët i konsiderojnë si të drejtuara kundër tyre dhe, për rrjedhojë, i konsderojnl një kërcënim ndaj stabilitetit strategjik. Pa raketa iraniane – ky është arsyetimi – mund t’i shkatërrojnë mbrojtjet e vendosura për t’i rrëzuar. Rusia do të merrte një sinjal të prekshëm të seriozitetit të qëllimeve amerikane dhe mund të bisedojë me Trump. Mund të duket e çuditshme, duke qenë se pak perëndimorë u besojnë rusëve: por as rusët nuk na besojnë ne. Dhe cedime eventuale të demotivuara mund të rezultojnë fatalë për Putinin.

Ajo që e shtyn Trump është pragmatizmi më shumë sesa ideologjia? Ky aspekt mund të sugjerojë një Trump më shumë të prirur ndaj marrëveshjes me Rusinë dhe Kiunën në administratë të dytë eventuale të tij?
Marrëveshja me Rusinë është një objektiv strategjik i dorës së parë. Trump nuk i frikësohet Moskës, pasi i njeh limitet ekonomike e fuqisë ruse. Në të vërtetë synon që ta “rekrutojë” në një skemë frenimit të ekspansionit kinez drejt perëndimit, duke i njohur statusin që aspiron dhe një seri garancishë. Për sytë e tij, duhet parandaluar saldimi midis kinezëve e gjermanëve dhe Rusia është një pykë kryesore. Me Kinën është e mundur në fakt vetëm një armëpushim: Pekini duhet të heqë dorë nga weltpolitik e tij dhe të pranojë një ngadalësim të ritmit të tij të zhvillimit, që prish ekuilibrat botërorë në dëm të Amerikës. E vështirë që kjo mund të ndodhë pa një provë force, jo domosodshmërisht ushtarake. Veç të tjerash, nuk e përjashtoj që Trump të synojë për një sistem ndërkombëtar ku fuqive të mëdha u njihet informalisht një sferë e tyre e influencës, me Shtetet e Bashkuara në pozicionin e garantit ekstrem të instancës së fundit, në pozicion dominues. Në thelb, është skenari i paralajmëruar nga Kissinger tek “World Order” i tij.

Le të supozojmë për një çast se në nëntor do të fitonte Biden. Si do ta menaxhonte trashëgiminë trumpiane në politikë të jashtme?
Biden do t’i duhet të përballet me një seri faktesh të kryera, ashtu siç i ka ndodhur Trump pas Barack Obama dhe do t’i duhej kohë për t’i zhbërë. Ama nuk ka dyshim se do të ndryshonin shumë gjëra. Në mënyrë domethënëse, Biden është kthyer duke përdorur fjalën “smart”, që qe një tipar themelor i qasjes obamiane në çështjet botërore. Smart power do të thotë t’u kërkosh të tjerëve ndjekjen e objektivave të politikës së jashtme amerikane, atje ku të tjerë janë të gjithë ata që lëvizin në sintoni me interesat e Shteteve të Bashkuara, si opozitat e brendshme ndaj qeverive që kanë vizione të ndryshme respektivisht atyre mbizotëruese në Perëndim. Veprimi ndërkombëtar amerikan do të kthehet ta inkorporojë objektivin e promovimit të demokracisë në botë, pa e vrarë mendjen kushedi për pasojat e stabilitetit të përgjithshëm të sistemit global. Respektimi intransigjent i sovraniteteve kombëtar i mbështetut nga Trump do të arkivohej. Gjithçka në bindjen se demokratizimi i universit është realisht i mundshëm pa gjakderdhje dhe se kjo garanton e më së miri sigurinë botërore. Janë këto premisat që kanë përcaktuar luftën në Irak, mbështetjen ndaj pranverave arabe dhe luftën në Libi, pasojat e të cilës po i vuajmë akoma.
(nga Formiche)

Përgatiti
ARMIN TIRANA