Lideri i opozitës ruse tregon nga Gjermania momentin kur e helmuan

Një tjetër pikë kthese në çështjen ‘Navalny’.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është plotësisht i ndërgjegjshëm. Revista Spiegel shkruan se 44-vjeçari ka kujtuar edhe ngjarjet në aeroport.

LEXO EDHE:
Skandal/ Gazetari përgjoi Trumpin gjatë bisedës. Ai e dinte sa vdekjeprurës ishte virusi Covid 19 që në fillim të shkurtit

Vizitorët lejohen ta takojnë, ndërsa më herët lejohej vetëm gruaja dhe mjekët. Një njësi speciale kujdeset për sigurinë e jetës së tij.

Kjo për shkak se deklaratat që do bëjë ai janë të rrezikshme për njerëzit që qëndrojnë pas sulmit.

Navalny u helmua teksa ishte në aeroportin e Tomskit në Siberi. Ai po pinte një tas me çaj, ku mendohet se është hedhur lënda Novichok.

Pas helmimit ai u dërgua në Berlin. Autoritetet gjermane thanë se nuk kanë asnjë dyshim se ai është helmuar me Novichok. Pas këtyre akuzave, tensionet mes Berlinit dhe Moskës janë shumë të larta.

Sipas Spiegel, autoritetet e sigurisë në Gjermani mendojnë se Navalny është helmuar nga shërbimi sekret rus.