Kur lexova vlerësimin e zyshes m’u duk sikur kishte shkruar…

Nga Antonela ZOTKAJ

Kur lexova vleresimin e zyshes m’u duk sikur kishte shkruar:Hi Hitler!

Kete zyshen sikur e kane marre nga kantieri dhe i jane pluhurosur e zhdukur gjithe ndjesite.

Zyshe robote, dhe ne rruge nqs degjon nje femije te shprehe kaq shume trishtim i thuhet nje fjale e mire e jo me nxenesit tend qe te shikon ne drite te syrit me shpresen ta inkurajosh e t’i tregosh qe çdo gje do rregullohet.

Se pari nuk lejohet t’i pyesesh nxenesit: ku shkuan per pushime verore sepse eshte shume e madhe mundesia qe ata mund te mos kene shkuar asgjekundi per shume e shume arsye dhe probleme sociale nga me te ndryshmet qe prekin shoqerine tone.

Mund t’i pyesesh: çfare bere gjate veres, dhe ata tregojne ato ç’kane bere, sipas mundesive qe ju ofron familja.

-E dashur nxenese, as une nuk bera pushime kete vit, si ti as une dhe shume te tjere.

Nuk bera pushime jo vetem per shkak te Covidit, por dhe sepse m’u desh te punoja, te punoja madje me orar te zgjatur.

Sepse puna eshte burimi i te mirave, nepermjet saj mund te plotesoj nevojat.

Kur plotesoja disa formulare te puna dola nga vija e fletores sepse nxitoja dhe i perserita prape derisa i bera mire.

Ka pafund fjale dhe menyra per ta nxitur qe te shkruaj mire.

Ka por qe t’i gjesh duhet dhe pak dashamiresi dhe zemer.