Ku përfundojnë taksat e shqiptarëve!?

Që shqiptarët janë lënë dorë të Zotit dhe të fatit duket qartë në çdo qelizë të jetës tonë. Që Ramës dhe shërbëtorëve të tij ju intereson me çdo kusht garantimi i pushtetit për zgjedhjet e ardhshme e aspak shëndeti e jeta e qytetarëve, këtë e kanë kuptuar edhe dashnorët e rilindjes.

Ndêrsa kaloi vera e nxehtë, stinë në të cilën virozat janë më pak agresive, shfaqin më pak sëmundshmëri, në sfond po shfaqet vjeshta e pas saj dimri.

Sa e pregatitur është shqipëria për tu përballur me një stinë të ftohtë, të egër , të kërcënuar nga viruset por sidomos nga varfëria.

Unë dhe kolegët e mij prisnim që ekspertët e komitetit të publikonin protokollet, por asgjë.

Unë dhe kolegët e mij, prisnim që të kishim të publikuar nga ekspertët e ministrisë një plan trajnimesh, kualifikimesh e sidomos pajimesh për stinën e egër që po afron , por s’nuk …!

Sot testimi për banorë i Covid-19 është në nivele afrikane, me reth 500 ne dite me nje pozitivitet tejet të frikshëm që varion 20-35%.

Sot shërbimi i urgjencës kombëtare, njësisë së koordinimit 127 është në amulli,pa strategji, pa protokolle, pa lidership.

Sot shërbimi parësor i mjekut të familjes është pa protokolle profesionale, pa trajnime e informacione standarte e sidomos përditësuese, pa rimbursim te barnave suportuese per Covid-19 që blejnë qytetarët.

Infeksioni i Covid-19 është një nga shkaqet serioze të komplikacioneve si dhe vdekshmerisë se lartë edhe në sëmundje të tjera kronike, por ende sot nuk ka asnjë protokoll shkencor të përkthyer e përshtatur.

Natyrshëm vjen pyetja perse paguajnë shqiptarët për një administratë burokratike e cila ju shërben për asgjë!

Fasadat me figurantë “të entuziazmuar” që duartrokasin ministren në momentet që sistemi shëndetësor është pranë kolapsit tregojnë mjerim në mos çmenduri!

Ilir ALLKJA
mjek