Kryetari i PD Fushë-Krujë, Loka denoncon mungesën e shkollave në Njësinë Bubq

Agron LOKA

Asnjë shkollë në Njësinë Administrative Bubq.
Katër shkolla të Njësisë Administrative Bubq janë të rrënuara nga tërmeti dhe në këto 10 muaj nga qeveria nuk është bërë asgjë dhe nuk ëhstë hedhur asnjë hap për rindërtimin e tyre.

Fotot tregojnë qartë se sa të shqetësuar janë qeveria dhe Bashkia Krujë për të rikthyer normalitetit në këtë njësi administrative.

Për të ndjekur vitin shkollor, mbi 800 nxënës të Njësisë Administrative Bubq duhet të bëjnë deri 10 kilometra rrugë për të njekur mësimin në shkollat me turne të Fushë-Krujës.