Kryebashkiakes së Ramës i vjedhin makinën luksoze, policia fsheh ngjarjen

Kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako i kanë vjedhur makinën personale ‘Audi A5’.
Ndërkohë që ngjarja e rëndë është mbajtur e fshehur nga policia, e cila nuk ka dhënë asnjë njofim zyrtar në lidhje me këtë vepër penale.

Sakaq ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo nëse automjeti i Sakos ka qenë i parkuar diku, apo është kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kryebashkiakia e Durrësit.

Kujtojmë se Emirjana Sako u komandua si kryetare e Bashkisë së Durrësit pak muaj më parë, pas dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfajt për arsye shëndetësore.

Emirjana Sako u propozua nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet. / Fax Web