Krimi sfidon shtetin! Pas tritolit në Tiranë, vrasje mafioze në Elbasan

Elbasani është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një vrasje e tipit mafioz. Sipas burimeve të policisë, shtetasi Bujar Çela është vrarë me armë zjarri në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:45, në fshatin Bradashesh. Sipas policisë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi Bujar Çela, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. Burimet thanë se Bujar Çela, i cili punonte si taksist, u qëllua pasi doli nga makina dhe u ul në një lokal të pinte kafen e mëngjesit. Një mjet tip ‘Renault’, që dyshohet se u përket autorëve, u gjet e djegur në fshatin Murras.

Vrasja e Bujar Çelas duket se ka qene e mirëorganizuar. Autorët e kanë ruajtir 50-vjeçarin duke i marrë jetën atij në orët e para të mëngjesit në fshatin Bradashesh.

Autorët dyshohet se për të bërë vrasjen kanë përdorur një mjet të cilin më pas e kanë braktisur.

pak orë pas atentatit që duket hapur se është kryer për hakmarrje e kanë braktisur atë. Bëhet fjalë për një eliminim mes bandash në Elbasan. Një betejë e vjetër e këtij qyteti me shumë element kriminal. Makina mësohet se është gjendur në fshatin Murras. Autorët e kanë djegur makinën.

Pronari i lokalit shprehet për mediat se; Bujari pinte kafen çdo mëngjes në lokalin e tij. Ai thotë se e njihte për njeri shumë të mirë dhe që nuk i bënte keq askujt.

“Unë isha prapa banakut. Dëgjova krismat kur ndodhi ngjarja, dola dhe pashë që u larguan”, thotë pronari i lokali.

Bujar Çela, sipas dëshmitarëve që kanë folur për mediat, u vra për shkak të aktivitetit kriminal të vëllait të tij Talo Çela, një person i kërkuar nga drejtësia për disa vrasje në qytetin e Elbasanit.

Në ekzekutimin e Çelës morën pjesë katër persona 

50-vjeçari Bujar Çela mësohet se është ekzekutuar nga katër persona, të cilët sipas të dhënave të para dhe dëshmive, kanë qëlluar të katërt në të njëjtën kohë.

Ata e kanë ruajtur prej kohësh Çelën dhe e ekzekutuan sapo ai u ul për të pirë kafen e mëngjesit, në Bradashesh.

Mësohet se forcat RENEA të mbështetura nga policia e Elbasanit janë vënë në kërkim të autorëve, duke pasur parasysh edhe të kaluarën e errët të familjes Çela. Tashmë janë ngritur pistat, por policia ende nuk ka dalë me një njoftim të detajuar, duke u mjaftuar vetëm me deklaratën e komisariatit të Elbasanit, bërë në orët e para të mëngjesit, fill pas ngjarjes.

Çela, i cili punonte si taksist, u qëllua pasi doli nga makina dhe u ul në një lokal të pinte kafen e mëngjesit.

Një mjet tip ‘Renault’, që dyshohet se u përket autorëve, u gjet e djegur në fshatin Murras.

Nga të dhënat e deritanishme të ngjarjes, dyshimet e hetuesve janë se kemi të bëjmë me një atentat të mirë menduar. Një nga pistat e hetimet është se krimi ka ndodhur në vazhdën e konflikteve të autorëve me vëllanë e viktimës.

Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, aktualisht në kërkim për grabitjen në Rinas dhe vrasje.

Kush është Talo Çela, autori i dyshuar i disa vrasjeve në Elbasan dhe grabitjes në Rinas

Mëngjesin e kësaj të enjte, Elbasani tronditet nga një vrasje. Ngjarja ndodhi një ditë pasi në këtë qytet ishte ministri i brendshëm Sandër Lleshaj dhe Taulant Balla, deputeti i zonës. Balla foli fjalët më të mira për Lleshajn, ndërsa tregoi se ai kishte punuar shumë muajt e fundit në Elbasan për të luftuar krimin.

Por ndryshe ndodh në realitet.

Elbasani është një nga qytetet më të inkriminuar, ndërsa sot një vrasje tronditi qytetin. Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës (në kërkim për grabitjen në Rinas dhe vrasje) u ekzekutua me armë zjarri, teksa po hynte në një lokal.

Burimet thonë se Bujar Çela nuk ka pasur lidhje me aktivitetin kriminal të vëllait të tij. Ndërkohë Talo Çela qëndronte i fshehur prej kohës.

Por kush është Talo Çela?

Talo Çela personi i shpallur në kërkim për vrasjen e vëllezërve Haxhia është i dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e katër personave të tjerë, Indrit dhe Arben Dylgjerit dhe një shtetasi turk, ngjarje e ndodhur në 28 dhjetor 2018, si dhe Andi Zylyfit rreth një vit më pas.

Ai rezulton të jetë i përfshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas në Prill të vitit të shkuar. Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.

Kjo ngjarje e lidh Çelën pikërisht me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Klevis Alla, bashkëpunëtori i drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarje ka treguar se Çela i kishte kërkuar një prej vëllezërve Haxhia se ku i kishte fshehur paratë e grabitura në 9 prill të vitit të shkuar.

Këtu nisi dhe konflikti mes palëve që u mbyll me vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhiajt, ngjarje e ndodhur në biznesin e tyre të tregut të makinave me qira në zonën e njohur si “Nishtulla” në “Shën Vlash” të Durrësit.

Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe autorët e ekzekutimit të dy vëllezërve, dyshohet se kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdias. Ngjarje e ndodhur me datë 2 mars po të njëjtën zonë në Durrës.

Mësohet se pak ditë më parë RENEA, ka kryer një operacion në qytetin e Elbasanit me qëllim arrestimin e Çelës, pasi dyshohej se ky i fundit fshihej në shtëpinë e Ervis Dakës, por operacioni për kapjen e tij dështoi.

Talo Cela 696x682 1Talo Çela

1 1

MAKINA