Krimi nuk ndalet! Të shtëna me armë në Durrës, dy të plagosur

Të shtëna me armë kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës në afërsi të një lokali në lagjen nr 13. dhe dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit bëhet me dije se janë babë dhe bir dhe janë dërguar me urgjencë për në spital, ndërkohë që ngjarja dyshohet se ka nodhur për arsye banale.

Sipas burimeve, në Spitalin Rajonal të Durrësit njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë për jetën.

Reagimi i policisë

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.