Krimi nuk ndalet! Kërcet arma në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri në Kamzë. Fatmirësisht nga të shtënat, nuk ka persona të lënduar.

Burime zyrtare sqaruan se pati një konflikt mes dy personave për motive pronësie. Në një moment, një 51-vjeçar ka qëlluar me çifte ndaj tjetrit, por plumbat nuk e kanë prekur. Policia, që është njoftuar lidhur me ngjarjen, ka arrestuar personin që qëlloi me armë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.N., 51 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin G.B., me vetëgjyqësi ka qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë lidhur me ngjarjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, shtuan të njëjtat burime.