Këshilltari i Trump: Liderët e Serbisë dhe të Kosovës tashmë po bëjnë progres

Këshilltari për Siguri Shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë bërë përparime në dialogun mes dy vendeve.

“Liderët e Serbisë dhe të Kosovës tashmë po bëjnë progres. Bisedat tona këtë mëngjes kishin në qendër forcimin e raporteve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet e mëtejme në mbrëmje”, ka thënë këshilltari për siguri shtetërore, Robert O’Brien

Lajmi bëhet e ditur përmes një postimi në Twitter nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë.

Më herët, i dërguari i posaçëm, Richard Grenell mohoi lajmet se i kanë vendosur para presidentit serb një dokument për njohjen e Kosovës.