Këlliçi publikon fotot e spitalit të Laçit: Edi Mashtruesi tha do të ndërtohej brenda pranverës, por gërmadhat qëndrojnë njëlloj

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj mashtrimeve të Ramës për ndërtimin e spitalit të Laçit, i cili u dëmtua nga Tërmeti.

Këlliçi shkruan në reagimin e tij se, spitali i ri i Laçit, sipas Edi Mashtruesit do të ishte me standarde te larta dhe teknokogji të re. Jemi në fillimin e shtatorit dhe ende gërmadhat qëndrojnë njëlloj, të palëvizura.

Reagimi i plotë i Krykreut të FRPD

Laçit ishte një ndër ndërtesat që u dëmtua shumë rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit, për të cilin Edi Rama tha me zë e figurë në datë 14 dhjetor 2019 se do të ndërtohej brenda pranverës, maksimumi në qershor 2020.

Spitali i ri i Laçit sipas Edi Mashtruesit do të ishte me standarde te larta dhe teknokogji të re. Jemi në fillimin e shtatorit dhe ende gërmadhat qëndrojnë njëlloj, të palëvizura. Nuk ka asnjë indicie, asnjë tabelë informuese, asnjë informacion zyrtar se kur do të nisë ndërtimi i spitalit të ri, i cili do duhej të ishte inaguruar 3 muaj më parë…

Çdo ditë që kalon, është një ditë e humbur me premtimet boshe të Edi Ramës, për të cilat do të ndëshkohet më 25 prill nga vullneti i lirë i shumicës së shqiptarëve, që aq shumë shpresojnë për ndryshim!

2 8

3 7

4 5

5 2