Ju ndalohet testi për Covid-19 punonjësve të infektuar, Berisha: Një akt çnjerëzor!

Një qytetar i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se, gjysma e punonjësvetë IEVP në Kukës janë me simptoma ethe-temperaturë dhe nuk u bëjnë testin dhe marrin masa për t’i karantinuar.

Qytetari shkruan se, me urdhër të drejtorit nuk lejohen punonjësit të kryejnë testin e tamponit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Nje akt çnjerezor!

Ju ndalojne te bejne testin per covid19 punonjesve te infektuar te IEVP Kukes.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z.BERISHA uroj te jeni mire.Desha te denoncoj nje rast ne IEVP KUKES ka plas Pandemia gati gjysma e punonjesve jan me simptoma ethe-temperature dhe nuk marrin masa per ti karantinuar pasi une jam punonjes i IEVP KUKES kemi frike te shkojme ne pune nga virusi.Me urdher te drejtorit SEIT VUCAJ IEVP KUKES nuk lejohen punonjesit te kryejne testin e tamponit,ju lutem denoncoje kete rast pasi kemi frike te shkojme ne pune.Ju lutem z Berisha anonim se me heqin nga puna me kete rroge hame kafshaten e bukes.Faleminderit