Ja si është “gatishmëria” për hapjen e shkollave në Shkodër!

Nga Bardh SPAHIA

ERTV propaganda dhe “gazetari” Edi Rama na thonë se gjithçka është gati për nisjen e vitit të ri shkollor, edhe pse minimumi, nuk është testuar asnjë arsimtar!!! Denoncimet që vijnë nga shkolla Laç-Vau i Dejës, thonë se nëndrejtoresha e kësaj shkolle është prekur me Covid dhe dy ditë më parë ka qenë në një ekskursion të oganizuar me drejtorin dhe gjysmën e mësuesve të kësaj shkolle.

Të gjithë paraqiten në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, madje edhe pa masa mbrojtëse!!! Dhe pas pak ditësh do presin nxënësit për fillimin e shkollës!

Kjo është një kronikë që nuk del në ERTV natyrisht, por tregon nivelin skandaloz të të zgjedhurve të Edi Ramës si në krye të shkollave, ashtu edhe në drejtoritë arsimore! Kjo është GATISHMERIA të cilën e propagandojnë çdo ditë! Papërgjegjshmëri që rrezikon shëndetin e fëmijëve!