Ja kush ishte shënjestra e atentatit me minë të telekomanduar, një vit më parë iu vra vëllai

Shënjestra e shpërthimit me minë të telekomanduar këtë mbrëmje në kryeqytet mësohet se ishte Preng Gjini. Ai është vëllai i Tonin Gjinit, i cili u vra me breshëri plumbash në qendër të Rrëshenit rreth një vit më parë.

Dyshohet se shpërthimi i tritolit ka ndodhur për hakmarrje të vrasjeve në Mirditë. Atentati është realizuar me telekomandë, ndërkohë që lënda plasëse, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe Gjini, në automjetin e tij.

Saktësisht, ngarja ka ndodhur mbi urën pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re.

Mëson se ky atentat ka pasur si motivacion hakmarrjen. Hetuesit kishin një pistë shumë të qartë për autorët e vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi, që u ekzekutua në Mirditë, dhe ajo ishte familja Gjini.

Fakti që snajperi që ekzekutoi Reçin, u vendos në apartamentin në pronësi të Armando Gjinit, për hetuesit ka qenë një pistë, se ngjarja lidhet me vrasjen e muajit gusht të vitit të shkuar.

tritol 640x853 1

22 2