Izolohen në banesë dy nxënës, kishin kontakt me persona të infektuar me Covid-19

Dy nxënës në Pogradec janë izoluar në banesa pasi kanë pasur kontakt me një infektuar me Covid-19, raporton Fax News. Mësohet se janë izoluar para fillimit të vitit shkollor.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al po ashtu se 10 mësues kanë rezultuar të prekur nga Covid-19 në qytetin e Ersekës. Pjesa më e madhe e tyre janë në shkollat e qytetit dhe prej momentit kur kanë rezultuar pozitiv janë izoluar në banesat e tyre.

Ndërkohë, edhe në Devoll një çift bashkëshortësh të cilët ushtrojnë profesionin e mësuesit, gjithashtu dyshohet se janë prekur nga virusi. Atyre u janë marrë tamponët dhe pritet përgjigja për to.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me nxënësit që tashmë kanë nisur mësimin, ndërkohë që protokolli parashikon zëvendësimin e mësuesve.