Ishte dënuar në Itali për trafik droge, Prokuroria pushon hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Ramës

Prokuroria ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj Valdrin Pjetrit, ish-kryebashkiaku i Shkodrës i cili u largua nga detyra pasi mashtroi në vetëdeklarimin mbi pastërtinë penale. Pjetri ka qënë i dënuar në Itali për trafik droge.

Ai u mandatua si i tillë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, por pas denoncimit të Partisë Demokratise dhe pas nisjes së hetimeve nga prokuroria ai dha dorëheqjen.

PD ka publikuar prova autentike për denimin në Itali, Firence të Pjetrit duke publikuar kartelën elektronike të të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi elektronik i kuesturës së Firences nga te cilat rezulton se Valdrin Luigj Pjetri, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë me shtetasin Altin Doda në 27 janar 2003 në Firence.

Në 28 janar 2003 përpara gjykatës Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë duke nënshkruar marrëveshjen për denimin tij të menjëhershëm.

Ai është dënuar nga gjykata e Firences në 12 qershor 2003 për shpërndarje prodhim i lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrevëshjes së nenshkruar te bashkepunimit, gjykata ka urdhëruar pezullmin e dënimit. Më 3 shkurt 2003, Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe në 4 shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, tha Bardhi qe nxorri edhe dokumentet italiane.

KRONOLOGJIA SIPAS KARTELES SE DENIMIT QE PUBLIKOI SOT PD

  • Valdrin Pjetri i dënuar me burg në Itali për trafik droge.
    • Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri i dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë.
    • Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003. Ai u dëbua nga Italia më 4 shkurt 2003.
    • Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali. 
  • Por pas më shumë se 1 vit nga nisja e hetimeve, prokurori i Prokurorisë së Tiranës Ervin Karanxha ka kërkuar pushimin e hetimeve për Valdrin Pjetrin.

    Në vendimin e Prokurorisë Tiranë specifikohet:

    “Ne zbatim te ligjit nr.138 te vitit 2015 Subjekti Valdrin Pjetri ka deklaruar se nuk eshte denuar me me vendim gjyqesore jo perfundimtar ose te formes se prere nga autoritetet shqiptare ose te huaja dhe se nuk ka pasur masa sigurimi personal ne fuqi ose jo. Ne perfundim te verifikimeve te kryera nga Prokuroria e Pergjithshme eshte provuar se subjekti Valdrin Luigj Pjetri:

    Eshte arrestuar ne flagrance nga personeli i policise se Firences ne daten 27.01.2003 se bashku me nje shtetas tjeter shqiptar per shkelje te ligjit mbi lendet narkotike bazuar ne ex art 73 DPR 309/90.

    Me vendimin penal nr.474 te Gjykates se Firences, subjekti Luigj Valdrin Pjetri eshte deklaruar fajtor per “Mbajtjen e paligjshme te lendes narkotike ne bashkepunim (114.05 gram hashash)” te parashikuar nga neni 110 te Kodit Penal Italian dhe nga neni 73, paragrafi i 1, i Dekretit te Presidentit te Republikes se Italise nr,309/90 dhe eshte denuar me 36 muaj burgim dhe me gjobe 2000 euro, te zbritur per shkak te rrethanave lehtesuese te pergjithshme, ne 27 muaj burgim dhe me gjobe 1 500 euro, e cile eshte zbritur per shkak te llojit te gjykimit ne 18 muaj burgim dhe me gjobe te barabarte 1 000 euro. Pezullimin te denimit dhe mospermendje te tij ne te ardhmen.

    I eshte revokuar leja e qendrimit me date 03.02.2003 nga Kuestori i Firences.

    Eshte debuar nga terriori Italian me daten 04.02.2003. mase marre nga prefekti Firences. Afati i debimit perfundoi me daten 24.07.2015.”

    Ajo çka mendohet të ketë shpëtuar pjetrin është fakti se Gjykata e Firences në vendimin e dënimit të tij ne pjesën e dispozitivit te tij deklaronte qe ky vendim nuk duhej te përmendej ne te ardhmen ose te behej publik.

    ”Ne rastin konkret Gjykata e Firences duke u nisur nga rrezikshmeria e ulet e vepres penale si dhe prania e disa rrethava lehtesuese (si sasia e vogel e lendes narkotike (114.05 gram hashash), lloji i lendes narkotike te poseduar (hashash), (faktin qe kemi bejme me dy studente, moshen e tyre te re si dhe ne teresi rrethanat e ngjarjes te dyshuarit te padenuar me pare etj) ka vendosur qe ky vendim nuk duhej te permendej ne te ardhmen dhe nuk duhej behej publik”, thuhet në vendimin e prokurorisë së Tiranës.

  • 1 562 44
  • 3 30
  • 4 18