Ish-ministri dhe bashkëshortja e tij preken me Covid-19, refuzojnë të shtrohen në spital

Politikani i njohur, ish-ministri Neritan Ceka dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Politikani dhe arkeologu i njohur mësohet se ka pasur shqetësime prej disa ditësh, ndërsa ka refuzuar të shtrohet në spital.

Gjendja e tij dhe e bashkëshortes po ndiqet në kushtet e shtëpisë, ndërsa krahas trajtimit me medikamentet antiCovid, Ceka po asistohet edhe me oksigjen për lehtësimin e frymëmarrjes.