Ish-kreu i PS Shkodër flet për Spiropalin: Elisa dikur e pa veshur, e pa ngrënë dhe e pa pirë, ishte shumë e dhënë pas…

Deklarata e ministres Elisa Spiropali në një studio televizive ku ju drejtua Endri Shabanit: ‘Unë ju ha të gjithëve’, ka sjellë edhe reagimin e ish-kryetarit të PS në Shkodër Edip Shiroka. Në postimin e tij Shiroka tregon se si e ka njohur në fillimet e saj Elisa Spiropalin, e cila sipas tij ishte e pa ngrënë dhe e paveshur, ndërsa sot i është hapur shumë oreksi.

Postimi i Shirokës

Ishte koha kur Saimir Tahiri vinte në Shkoder si përfaqësues i Kryetarit të PS bashkë me dy furgona me të rinjë për dekorin e takimeve të Kryetarit, pasi visheshin me mini dhe trajnoheshin për të kriju atmosferë ne skenë. Për atë punë ishin njisha.

Elisa, si pjesë e furgonit të dytë, e pa mbajtur, e pa veshur, e pa ngrënë dhe e pa pirë, shëndetligë dhe e pa forcë, ishte shumë e dhënë pas hejes. Atë kam degjuar të thotë – xhaxhi Edipi ku do hamë ne sonte, do kemi përsëri peshk për darkë si në drekë.. ???

Elisës i qenka hapë pança e nuk i del as Endri Shabani për mëngjes. Lëje pastaj çfar don për drekë e darkë. Grykësia e tyre s’ka limit. Shqipërinë e Shqiptarët i kafshojnë përditë.

1 48