Ish-deputeti nxjerr videon: Po masakrohen pyjet me makina me targa fallco nën mbrojtjen e Taulant Ballës

Nga Luçiano BOÇI

LUMI FLE TAULANTI S’FLE

Masakra e pyjeve të Prrenjasit e Librazhdit, vazhdon intensivisht në progresion të drejtë me afrimin e fushatës.

Megjithë denoncimet tona, prerja ka kapur majat dhe shkretimi është galopant.

Bukuria e kësaj zone unike dhe pasuria e saj po shuhet me shpejtësi.

Asnjë ndalin nga policia, apo procedim penal.

Te gjithë e dinë që masakruesit veprojnë me bekimin dhe mbrojtjen e deputetit të zonës, por dhe të drejtuesve të pushtetit lokal.

Në të gjithë këtë territor, Balla njihet tashmë si “hasmi” i pyjeve.

Jo më kot një metër kub dru zjarri ka arritur shifrën rekord 55 mijë lekë.

Video-ja e mëposhtme👇 e tregon intinerarin e qetë të masakruesve të Partisë.

I kanë gjetur zgjidhjen dhe targave tani.

Meqenëse ne denoncuam para disa kohësh, lëvizjen e këtyre mjeteve me lëndë drusore pa targa, i kanë vendosur targa fallco si vetë shteti i rilindjes.

Banorët janë të revoltuar dhe shigjetojnë deputetin rilindas me shprehjen:

Shkumbini fle, hasmi i pyjeve s’fle!

Gepostet von Luciano Boci am Mittwoch, 16. September 2020