Infektohen me Covid-19 edhe 10 mësues të tjerë

Edhe 10 mësues të tjerë janë infektuar me Covid-19. Burime bëjnë me dije për FaxWeb.al se 10 mësues kanë rezultuar të prekur nga Covid-19 në qytetin e Ersekës.

Pjesa më e madhe e tyre janë në shkollat e qytetit dhe prej momentit kur kanë rezultuar pozitiv janë izoluar në banesat e tyre.

Ndërkohë, edhe në Devoll një çift bashkëshortësh të cilët ushtrojnë profesionin e mësuesit, gjithashtu dyshohet se janë prekur nga virusi.

Atyre u janë marrë tamponët dhe pritet përgjigja për to.