I sekuestrohet makina e blinduar, arrestohet Edmond Koseni

Një lajm i bujshëm po qarkullon në orët e fundit. Policia e Elbasanit i ka sekuestruar makinën e blinduar ish-drejtori të Policisë së këtij qytetit, Edmond Koseni.

Koseni është mbajtur i ndaluar nga policia dhe më pas është liruar. Sekuestrimi i makinës është bërë nga forcat operacionale në Peqin.

Koseni njihet si komisari i Peqinit të vitit 1997, që arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, dy nga emrat më të njohur të botës së krimit, në këto vite.

Koseni u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit, duke administruar dhe drejtuar punën hetimore të 5 komisariateve.

Më pas ai u pezullua nga detyra për më shumë se dhjetë vjet, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda”, ndërsa është akuzuar se rrihte personat që ndaloheshin në momentin e shoqërimit në Komisariat.