Humb jetën nga Covid-19, nuk ju bë tamponi, dje u dërgua tek Infektivi…

Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19. Sot në mëngjes ka ndërruar jetë Anika Komino, 60-vjeçare, ga qyteti i Përmetit, e cila ishte konstatuar me virusin e rrezikshëm vetëm një ditë më parë në kryeqytet, teksa u soll me urgjencë pas rëndimit të gjendjes.

Mësohet se 60-vjeçarja qëndronte e izoluar në banesë prej 4 ditësh me simptoma të qarta të koronavirusit, por nuk kishte bërë tampon.

Të afërmit e saj sapo e vunë re rëndimin e gjendjes, e kanë nisur me autoambulancë drejt Tiranës mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.