Humb jetën nga Covid-19 mjeku tek Sanatoriumi

Një tjetër humbje jete është shënuar si pasojë e Covid-19 në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë.
Bëhet me dije se ditën e sotme ka humbur jetën kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu, i infektuar me Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga kolegu i tij mjeku Petrit Vargu.

“Agron Menzelxhiu djali tezes sime! Si na le! Doktori i palodhur qe sja kurseve ndihmen askujt! Si mund te ikesh keshtu nga covidi vetem sepse u shtrove ne spital per nje pathollogji banale! Mjeku njeriu mire qe luftove gjithmone per jeten e njerezve!

Lamtumire babaxhan i mire qe te miren ja doje te gjitheve! Askush nuk mund te tjetersoj, ti do te mbetesh gjithmone ai, ai qe te njef i gjithe populli!Te qofte dheu i lehte, o banor i ri i xhenetit!”, shkruan mjeku Vargu.