Humb jetën nga Covid-19 infermieri. Përkeqësohet situata, 6 persona kanë humbur jetën 135 të infektuar

Një infermier i spitalit të Tráumës nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin dhe për pasojë ka gjetur vdèkjen ditën e sotme. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës që u njoftua përditësimi i situatës së Covidit për 24-orët e fundit.

Infermieri 62-vjeçar i cili ndërroi jet ditën e sotme është 63-vjeçari, Pëllumb Maletaj,i infektuar prej disa ditësh me koronavirus.

“Betejën me virusin e rrèzikshëm nuk e ka fituar dot një 63-vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Tráumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve. I shprehim ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje jo vetëm për familjen por edhe për sistemin tonë shëndetësor”, deklaroi sot Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 persona të prekur me koronavirus dhe të shtruar në dy spitalet COVID kanë humbur jetën ndërsa 135 të tjerë janë infektuar me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, 10 102 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga 67 057 testime. 3 814 të infektuar kanë humbur jetën.

94 pacientë janë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në total, në 5 976.

198 pacientë janë të shtruar në spitale – 12 në terapi intensive, 4 të intubuar.

Rastet e reja

Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik informoi për bilancin e përditësuar.

“Që nga fillimi i epidemisë janë mbi 10 mijë të prekur nga COVID 19, prej tyre, 60% janë të shëruar, ndërsa 3814 janë persona aktivë me COVID19. Nga 860 testime qe janë kryer në 24 orët e fundit, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike, që përmbushin përkufizimin e rastit, për konfirmim diagnoze pozitive apo të dyshuara, sipas vlerësimit të ISHP, 135 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2. Ndërsa 94 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.  Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 17 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”, tha ajo.

Viktimat

Dervishi informoi se “betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve”. 

“Betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar edhe një 64 vjeçar nga Mati, një 71 vjeçare nga Divjaka dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçar ; një 72 vjeçare dhe një 80 vjeçare. I shprehim ngushëllimet familjarëve“, shtoi.

Apeli

Ajo apeloi për respektimin e masave të vendosura nga autoritetet me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Nisur nga fakti se një pjesë e rasteve pozitive lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19”, apeloi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, sipas qarqeve, sipas MSH:
Tiranë 2054
Durrës 466
Shkodër 296
Lezhë 204
Elbasan 154
Korçë 135
Kukës 129
Vlorë 125
Fier 113
Berat 69
Dibër 35
Gjirokastër 34

COVID-19 – Statistika (5 Shtator 2020)
Testime totale 67057
Raste pozitive 10102
Raste të shëruara 5976
Raste Aktive 3814
Humbje jete 312 (Qarku Tiranë 149, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 7, Gjirokastër 4, Berat 2)

infermieri 405x400 1