Humb jetën nga Covid-19 biznesmeni i njohur

Dje ndërroi jetë në një nga spitalet Covid-19 një biznesmen nga Elbasani, i moshës së mesme, i cili më herët rezultoi negativ pas kryerjes së testit. Sipas News24 bëhet fjalë për pronarin e një prej restoranteve të njohura në qendër Elbasan.

Në Qarkun e Elbasanit gjatë ditëve të fundit janë shtuar së tepërmi rastet e personave që rezultojnë se janë prekur nga Covid-19. Nga ana tjetër edhe numri i atyre që kryejnë testin është rritur, por ndërkaq dyshohet se ka edhe të tjerë që kanë simptoma por që neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes.

Situata është përkeqësuar edhe për shkak të neglizhencës që po tregohet nga ana e qytetarëve në respektimin e rregullave anti Covid. Gjatë kësaj fillim jave rastet e reja me Covid pozitiv janë shtuar ne disa pavione të Qendrës Spitalore por edhe në institucione.