Gjysma e Tiranës pa ujë

Gjysma e Tiranës ndodhet pa ujë për shkak të një defekti. Ndërmarrja e Ujësjellësit Tiranë njoftoi se gjatë ditës së sotme, si pasojë e një defekti të ndodhur në linjën kryesore të furnizimit të “Shën Mërisë”, do të ketë kufizime të furnizimit me ujë në zonën e “Tiranës së Re”, në “Komunën e Parisit”, tek “Ali Demi” dhe në zonat përreth.

Specialistët janë duke punuar për të kthyer në kohë furnizimin me ujë të pijshëm në këto zona, njoftoi Ujësjellësi.