Frymëzon veç Taulantin dhe shokët e Toyta Yaris/ Paloka ironizon Ramën: Xhaja filloi të zbulojë armiq, ka filluar të rrjedhë nga pleqëria

Nënkryetari i PD, Edi Paloka reagoi pas fjalimit të kryetarit të PS, Edi Rama. Sipas Palokës, me këtë fjalim frymëzohet vetëm Taulant Balla.

Paloka komentoi edhe deklaratën e Ramës për armiq të brendshëm në PS.

Reagimi i plotë i Palokës

Filloi xhaja të zbuloj armiq të brendshëm, madje dhe të padukshëm… Këto janë shenjat kur fillon e të kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq të padukshëm edhe brenda stanit që ke zgjedhur vetë.

Ka filluar të rrjedhe nga pleqëria, se nuk besoj se dikush ia ka mbushë mendjen se me këtë stil demode mund të frymëzojë ndokënd… veç Taulantit dhe shokëve të tij të Toyota Yaris.