Formular drejtorëve për zgjedhjet: 150 emra me numër karte, ndryshe ikni nga puna! Reagon Berisha

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar përpjekjen e fundit të Edi Ramës për të vjedhur votat nëpërmjet kërcënimit që po ushtron ndaj administratës, ku u kërkon që nëpërmjet formularëve gjithsecili të plotësojë 150 emra në nr.karte, me qëllim për tu marrë votat.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Edvin Hajduti shndërron administratën në vegël elektorale!

Lexoni mesazhin shikoni formularin e punonjesit dixhital. sb

Zoti Berisha pershendetje. Jam nje drejtor ne administrate. Ky eshte formulari qe i ka shkuar administrates dje. Na kerkohet qe secili nga nepunesit te plotesoje nga 150 emra me nr karte e me te gjitha per votat. 150 emra per 4 dite secilit kohe. Perndryshe na kercenojne me heqje nga puna. Ju lutem bejeni publike.