Flet futbollisti zviceran që e ka nusen nga Kukësi: Do doja t’u bëja 30 dhurata kuksianëve

Te Wolfsburgu ka një histori interesante. Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, është pjesë e kësaj skuadre, por në fakt te kjo skuadër është në rrëfim për një futbollistë tjetër zviceran që lidhet me shqiptarët.

Fjala është për Renato Stefen, i cili nesër zbret në tokën shqiptare për përballje me skuadrën e Kukësit në kuadër të Ligës së Evropës, derisa ai do të sfidojë origjinën e gruas së tij.

Bashkëshortja e lojtarit të Wolfsburgut është shqiptare dhe quhet Qëndresa.

Fakti që skuadra gjermane përballet në turin e dytë të Ligës së Evropës ndaj një klubi shqiptar po përjetohet shumë në familjen e Stefenit.

admir 1