Flasin të afërmit e pacientëve të shtruar me Covid-19: Mjeku ka thënë mos sillni më ushqime se është bërë si magazinë

Edhe pse nuk lejohet që të takojnë të afërmit e tyre, dhjetra familjarë qendrojnë në dyert e spitaleve Covid, në pritje që të marrin një lajm prej të afërmve të tyre. Situata më serioze paraqitet në spitalin e “Shefqet Ndroqit”, ku dy persona të prekur me Covid 19 i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur nga katet e larta të spitalit, pasi duket të kenë shfaqur shenja të depresionit.

Gazetarja e Fax News Fjona Çela ka zhvilluar intervista me disa prej familjarëve që ndodhen në dyert e spitalit, të cilët duken se janë të kënaqur me shërbimin që derimë tani u është bërë të afërmve të tyre.

Ata thonë se nuk kanë paguar asnjë lloj çmimi për stafin mjekësor apo për trajtimin e tyre, dhe thonë se shërbimi që kanë marrë është shumë i mirë.

Sa i takon dhënies fund të jetës së 65-vjeçarit mbrëmjen e djeshme, qytetarët shprehen se ai kishte kaluar në depresion në momentin kur ka mësuar se ishte infektuar me Covid. Sipas tyre mjekët u japin kurajo pacientëve të shtruar dhe u qendrojnë te koka.

“Edhe mjeku vetë më ka çuar mesazh dhe më ka thënë që mos sillni më ushqime, se është bërë këtu magazinë. Është gjynah i Zotit që t’i’u biem në qafë mjekëve, se dhe ata janë vetë të rrezikuar”, shprehet qytetari që ka vëllanë e tij të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi.

familjaret