Ende pa filluar shkolla, një mësuese dhe një sanitare preken nga Covid-19  

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor Covid-19 ka prekur dy pjestarë të njeë shkolle në Fier. Sipas inspektoriatit të Shëndetit Publik, pas testit të kryer ka rezultuar pozititv një mësuese dhe sanitarja e shkollës 9 vjeçare “Naim Frashëri” në Fier. Testi është kërkuar nga vetë personat e infektuar pasi janë shfaqur simptoma të virusit.

Sipas drejtorisë vendore të Arsimit në Fier, të dy personat e infektuar janë vetëkarantinuar dhe duke qenë se ende nuk janë hapur shkollat nuk ka rrezik për transmetimin e virusit.

Drejtoria e Arsimit në Fier, bëri të ditur se nuk do ketë një vendim për mos hapjen e kësaj shkolle në datën 14 shtator ndërsa po ndiqen për personat e infektuar procedurat e parashikuara nga ISHP.