Edi Rama një coftinë politike, asnjë shqiptar s’ka parë dhe prekur asnjë të mirë prej tij

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, duke e cilësuar Ramën si një coftinë politike, shkruan ndër të tjera se, largimi i tij i gëzon dhe i çliron të gjithë.

Reagimi i Vasilit

Një i paaftë dhe zhvatës i pamëshirshëm të mirash për veten ky është Rama.

Asnjë shqiptar s’ka parë dhe prekur asnjë të mirë prej tij.

Asnjë shtresë shoqërore nuk ka parë një ditë të bardhë që kur ka ardhur Rama në pushtet.
Asnjë kategori biznesi është ndjerë e qetë e mbrojtur dhe e barabartë përpara ligjit, por është ndjerë e trysnuar dhe e plaçkitur nga qeveria e këtij të babëzituri.

Kushedi se sa socialistë të emëruar nga ai janë përzënë dhunshëm nga detyrat dhe postet pasi plotësuan orekset e Ramës dhe u flakën si limonë të shtrydhur.

Në njërën anë Rama i pasur pa fund ndërsa nga ana tjetër qindra socialistë pa rrogë dhe me përgjegjësitë penale që u rëndojne mbi vete sepse kanë përmbushur oreksin e tij panginjur të Rames.

Ndaj sot Edi Rama është thjesht një kuje qaramane në shkretëtirë.

Ndaj sot Edi Rama është një coftinë politike largimi i të cilës i gezon e i çliron të gjithë.
Shkurt Edi Rama u ka dalë tepër të gjithëve sepse si çdo coftinë era e saj i qelb të gjithë.