E vërteta e Ramës në Berat

Nga Namir LAPARDHAJA

Rama në Berat, por e vërteta nuk mbulohet me shoshën e propagandës

Në vazhdën e takimeve të tij, Edi Rama ishte sot në Berat, ku inspektoi disa punime që nuk janë as meritë e tij as meritë e qeverisë së tij.

1. Landfilli i Beratit është një investim prej 2.2 milionë franga i qeverisë zviceriane dhe daton prej shkurtit të vitit 2019, kur pushteti vendor drejtohej nga një forcë tjetër politike.

2. Rruga e Kalasë është ndërprerë, ndërkohë që ajo duhej të përfundonte në janar të vitit 2021. Arsyeja e ndërprerjes është përmbyllja e dosjes së shpronësimeve. Investimi i Bankës Botërore për Beratin kap shifrën e 15 milionë eurove dhe përfshin edhe disa projekte të tjera, mes të cilëve edhe rruga e Kalasë. E vetmja detyrë e pushtetit lokal ishte përmbyllja e dosjes së qytetarëve, gjë që nuk e ka bërë dhe, gjasat janë, të vijojë të mos e bëjë.

3. “Një rrugë tërësisht e re” e quajti Rama rrugën që lidh Urën e Re me ndërtesën e ish-SHIK-ut, ndërkohë që gjurma dhe projekti daton prej vitit 2005 kur u bë rruga hyrëse e Beratit. Pavarësisht kësaj, ky projekt i allasojtë infrastrukturorë nuk përmirëson trafikun në lagjen “Çelepias”, përkundrazi e ka shtuar dhe do të vijojë ta shtojë më shumë atë, nuk shmang zonën muzeale dhe nuk e ruan atë nga degradimi dhe, mbi të gjitha, për hapjen e një rruge dhe për bërjen e një rrethrrotullimi janë mbyllur 2-3 rrugë të tjera që shërbenin për banorët e lagjes “Dëshmorët e Kombit” për të dalë në rrugën kryesore.

4. Qershia mbi tortë ishte premtimi se Berati në vitin 2021 do të ketë 24 orë ujë të pijshëm në ditë. Pas kësaj, pyetja që mund t’i shtronte çdokush prej beratasve kryeministrit Rama është: “Sot në Berat, ku i lau duart?”

Për më tepër, një video me disa sqarime të shkurtra për të interesuarit.

Rama në Berat, por e vërteta nuk mbulohet me shoshën e propagandësNë vazhdën e takimeve të tij, Edi Rama ishte sot në Berat, ku inspektoi disa punime që nuk janë as meritë e tij as meritë e qeverisë së tij.1. Landfilli i Beratit është një investim prej 2.2 milionë franga i qeverisë zviceriane dhe daton prej shkurtit të vitit 2019, kur pushteti vendor drejtohej nga një forcë tjetër politike.2. Rruga e Kalasë është ndërprerë, ndërkohë që ajo duhej të përfundonte në janar të vitit 2021. Arsyeja e ndërprerjes është përmbyllja e dosjes së shpronësimeve. Investimi i Bankës Botërore për Beratin kap shifrën e 15 milionë eurove dhe përfshin edhe disa projekte të tjera, mes të cilëve edhe rruga e Kalasë. E vetmja detyrë e pushtetit lokal ishte përmbyllja e dosjes së qytetarëve, gjë që nuk e ka bërë dhe, gjasat janë, të vijojë të mos e bëjë.3. “Një rrugë tërësisht e re” e quajti Rama rrugën që lidh Urën e Re me ndërtesën e ish-SHIK-ut, ndërkohë që gjurma dhe projekti daton prej vitit 2005 kur u bë rruga hyrëse e Beratit. Pavarësisht kësaj, ky projekt i allasojtë infrastrukturorë nuk përmirëson trafikun në lagjen “Çelepias”, përkundrazi e ka shtuar dhe do të vijojë ta shtojë më shumë atë, nuk shmang zonën muzeale dhe nuk e ruan atë nga degradimi dhe, mbi të gjitha, për hapjen e një rruge dhe për bërjen e një rrethrrotullimi janë mbyllur 2-3 rrugë të tjera që shërbenin për banorët e lagjes “Dëshmorët e Kombit” për të dalë në rrugën kryesore.4. Qershia mbi tortë ishte premtimi se Berati në vitin 2021 do të ketë 24 orë ujë të pijshëm në ditë. Pas kësaj, pyetja që mund t’i shtronte çdokush prej beratasve kryeministrit Rama është: “Sot në Berat, ku i lau duart?”Për më tepër, një video me disa sqarime të shkurtra për të interesuarit.

Gepostet von Namir Lapardhaja am Montag, 21. September 2020