Dy të plagosur në Elbasan

Përmasa të rënda po merr ngjarja në Elbasan, ku një person pasi ka hapur zjarr ndaj policisë, ka plagosur dy kalimtarë.

Ngjarja po ndodh në lagjen 11 nëntori, ndersa autor i ngjarjes eështë identifikuar me emrin Lefter Zhidru. Gazetari Fatmri Pope raporton për ‘BalkanWeb’ se të plagosur me armë zjarri kanë ngelur Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraci. Ndërkohë, policia ka nxjerrë nga banesa një grua dhe një vajzë.

Dy persona kanë përfunduar në spital me lëndime të lehta. Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm dhe kanë marrë plagë nga plumbat rikoshet Paniku ka qenë i jashtëzakonshëm dhe rreziku për qytetarët potencial.
Banesa është e rrethuar nga Forcat Shqiponja dhe ne ndihme po mbërrijnë Renea dhe FNSH.