Disa fshatra pa energji elektrike, ish-deputetja: Qeveria e territ dhe e harresës braktis banorët e Torovicës

Nga Lindita METALIAJ

Fshatrat Torovicë, Malecaj, Shkëmbi i Kuq dhe Kolajakaj sa herë që ka reshje shiu ngelen pa energji elektrike.

Pasi historia e mesjetës, ku janë telat që mbajnë shtyllat dhe jo shtyllat që mbajnë telat vazhdon!
Banorët apelojnë për ndihmë!

Nuk kërkojnë luks, por drita dhe ujë asgjë më shumë.

Nuk kemi ku ta pjekim bukën, do ta bëjmë petulla, -më tha banori i Torovicës kur më telefonoi.

I bëj thirrje Oshee-së Lezhë dhe drejtorisë së përgjithshme të Oshee-së Tiranë të marrin të gjitha masat e nevojshme për pajisjen me energji elektrike të fshatrave të Lezhës.

Energjine elektrike qytetarët e paguajnë me çmimin më të lartë në rajon ndaj dhe pretendojnë të pajisen me energji elektrike!

Ktheni vëmendjen nga Lezha dhe fshatrat e Lezhës, siç po i braktisni ju qytetarët do tju braktisin edhe ata me 25 prill!

1 49