Dhunohet dhe grabitet gjatë natës një e moshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 në fshatin Palokaster ku është dhunuar dhe grabitur një e moshuar.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet P.Q., 75 vjeçe, e cila është dhunuar nga një person i paidentifikuar.

Dhunuesi ka rrahur të moshuarën në shtratin ku flinte duke i lënë fraktura në trup dhe në fytyrë.

Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh dhe ajo dyshimin e ka tek ata.

E moshuara po kurohet aktualisht në spitalin rajonal Omer nishani.

Dyshohet se moshuara mund të jetë rrahur edhe nga e bija që është me probleme mendore. Aktualisht policia po heton për ngjarjen.