Denoncimi i ish-deputetit: Mësuesve u mbyllet e goja…

Nga Luçiano BOÇI

Mësuesit nga sot duhet të jenë dhe mjekë, sips Ramës e Shahinit, përndryshe duhet të lenë punën e tyre.

Sikurse nxënësve e prindërve dhe atyre u kërkohet të deklarojnë gjendjen shëndetësore infektive, sikur ta kishin parë në ëndrrën e tyre një natë më parë.

Madje para këtij deklarimi, sipas ministrisë dhe testimi mjekësor nuk vlen.

Mesuesit janë para një presioni absurd dhe reagimet e tyre nuk mungojnë.

Por “mençuria” e ministrisë e parashikon dhe këtë.

Me urdhër kërkon t’i mbyllë gojën mësuesve.

Nuk bëhet fjalë për mbylljen me maskë, por për qepjen e saj para kamerave.

Mësuesit detyrohen të mos japin asnjë prononcim.

Kjo sepse e vërteta për kushtet skandaloze, për mungesën e masave, për klasat e rrënuara, për mësimet me turne jo efektive, për mosvlerësimin e mësuesve, nuk duhet të dalin “në gojë të dheut”!

Urdhëri vjen nga Ministria e është shpërndarë nga drejtorët përkatëse.

Fjala “turp” është kaq e pamjaftueshme!

1 32

2 25

3 19