Denoncimi i Berishës: Edvin Hajduti mashtrime edhe me vaksinën antiCovid-19!

Miq, Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia vazhdojne me mashtrimet e tyre ne menaxhimin e pandemise se covid 19.

Ata po mbajne ndaj vaksines anticovid19 qendrimin identik qe mbajne ndaj testimve dhe te semurve me covid19.

Deri sot testimi i vaksinave ne njerez nga kompani private dhe shtetet te ndryshme dhe OBSH eshte ne faza te ndryshme deri dhe paraperfundimtare madje per ruset ne faze aplikimi ne popullate.

Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia nuk kane firmosur asnje marreveshje me asnje kompani private me asnje asnje shtet madje as me OBSH per sigurimin ne kohe te sasise se nevojshme per vaksinimin masiv te popullates kunder covid19.

Ata mbajne kete qendrim te papergjegjshem dhe nuk duan te bejne nje parapagese kapar kompanive private apo shteterore te vendeve te ndryshme nderkohe qe ne teresi te gjitha vendet e kane bere nje gje te tille. Ata nuk kane firmosur deri sot asnje marreveshje me OBSH siç kane bere shumica dermuese e vendeve te botes per furnizmin e vendit nga kjo organizate me sasine e vaksines anticovid qe duhet per mbrojtjen e popullates nga semundja.

Te gjitha deklaratat e tyre te deri sotme per sigurimin e vaksines jane vetem mashtrime.

Pasojat e ketij mashtrimi do jene te medha per shendetin e shqiptareve. Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia nuk porositin vaksinen ne kohe sepse duan te vjedhin me tendera sekrete duke e blere ate me çmime korruptiv siç bene me materialet e tjera antikovid.

Nga ky qendrim shqiptaret do jene te fundit qe do mund te gezojne dhe vetem pjeserisht per kontigjente te caktuara mbrojtjen nga vaksina. Kurse popullata masivishte do mbetet e pambrojtur dhe kjo do te denoje Shqiperine per te qene e fundit qe do te çlirohet nga covid19.

Denoj me ashpersi keto qendrime te papergjegjshme te dyshes famezeze Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia ndaj shendetit dhe jetes se qytetareve shqiptar dhe kerkoj sigurimin e dozave te mjaftueshme te vaksines anticovid 19 per vaksinimin masiv dhe ne kohe e falas te qytetareve shqiptar. sb