Denoncimi/ Balluku, miliona lekët e Eurocontrol do t’i përdorë për të blerë vota, punonjësit mbeten parroga

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një skandal të madh që po ndodh në aeroportin e Rinasit. Ish-kreu i qeverisë ka bërë publik një denoncim të fortë të një punonjësi të Albcontrol, i cili tregon se çfarë aferash korruptive ku është përfshirë dhe ministrja e transportve Belinda Balluku po bëhen me këtë kompani.

Denoncuesi thekson se Albcontrol prej 7 muajsh ju ka ulur 80% të rrogës punonjësve dhe po i mban ata nën terror. Sipas tij të gjitha miliona eurot që vijnë nga Eruocontrol merren nga ministrja Balluku dhe pritet që të përdoren për të blerë vota.

Ndërkohë denoncuesi thekson se arsyeja se përse në Sqipëri hyjnë avionë rusë ëhstë mungesa e kontrollit në aeroport, që vijnë për shkak të keqmenazhimit të Albcontrol.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Akuzon Ndrikull Ballukun per shperdorimin e fondeve te Eurokontrollit!

Lexoni denoncimin e nepunesit dixhital. sb

Dr Berisha, jam nje punonjes i Albcontrol. Prej 7 muajsh punonjesit e Albcontrol po mbahen nen dhune dhe terror psikologjik te papare, duke qene se stafit u ju ka reduktuar rroga deri ne 80% dhe eshte lene ne shpi si ne asnje vend tjeter ne bote, prandaj hyne dhe avjonet spiune rus dhe do te vazhdojne te hyjne, biles akoma me keq prit kur te ndodhe ndonje fatkeqsi ajrore.

Nderkohe qe nga Eurocontrol vijne rregullisht miliona euro, ato perdoren nga Belinda Balluku per te vjedhur ne tendera sekret dhe per te blere vota, e duan pushtetin me cdo kusht prap se e dine ku e kan vendin dhe cfar i pret.. Te lutem shume beni publike kto qe po te them