Debati, Gjekmarkaj degradon Çupin: Je i paguar për shërbëtor, flet si rrugaç…

Agron Gjekmarkaj: Diskursi i zotit Çupi për mua ishte me fjali që asgjësonin njëra tjetrën nga pikëpamja logjike.

Frrok Çupi: Aa jo jo, të lutem, vetëm i palogjikshëm nuk jam unë të jesh i sigurtë, logjika e partisë që do të mbrosh ti është logjika më e keqe.

Agron Gjekmarkaj: Jo s’po mbroj parti. Lëre mor burrë, për të mbrojtur e bërë shërbim e bën ti, nuk shquhem unë, unë s’kam bërë kurrë shërbim e s’kam për të bërë asnjëherë. Shërbime ke bërë gjithë jetën ti e do t’i bësh prapë. Je i paguar për shërbëtor, e lëmë këtu.

Frrok Çupi: Ti flet li Lul Basha por pak më i ri se Luli. Lëre zotëri, unë jam Frrok Cupi.

Agron Gjekmarkaj: Këtu jeni zotëri, nuk është fyerje t’ju them zotëri.

Frrok Çupi: Po si s’është, ti flet si kamarier o burr se vjen kamarieri të thotë o zotëri.

Agron Gjekmarkaj: Ti flet si rrugaç për atë punë jo si kamarier, flet si shërbëtor. Po ik ore ti ke gjithë jetën që shërben.

Frrok Çupi: Po kujt i shërbej o burrë? Të kam shërbyer ty që të kam mësuar fjalën e lirë.

Agron Gjekmarkaj: Asgjë s’me ke mësuar ti mua.

Frrok Çupi: Ti ke ardhur në PD nga fshati.

Agron Gjekmarkaj: Nuk të kam pasur kurrë mësues ty. Diskutim teorik pa bazë logjike. Pse? Se partitë janë asete publike.

Frrok Çupi: Partitë janë klika por ti s’di asgjë nga teoria politike. Ti s’merr vesh fare fare.

Agron Gjekmarkaj: Edhe nëse janë të mbyllura janë asete publike.

Frrok Çupi:O Agron je i dominuar nga ideja e partisë.

Agron Gjekmarkaj: Jo mo zotëri mua nuk më interesojnë fare partitë se s’kam qenë në një parti kurrë unë. Ti ke qenë pjesë e të gjitha partive unë sjam anëtar e sdo jem kurrë në ndonjë parti.

Frrok Çupi: Prandaj nuk e doni SPAK-un ju se..

Agron Gjekmarkaj: Kush nuk e do SPAK-un? Kush ju, kush ata, po c’janë këto gjepura që thua se je burrë…

Frrok Çupi: Unë po të të padis ty në SPAK që të thuash sa parti kam ndërruar ti mund të shkosh në burg bie fjala.

Agron Gjekmarkaj: Thuaj ca të duash se nuk më intimidon.
Zotëria thotë që nëse partitë janë të mbyllura e kanë më të kufizuar marrëdhënien me publikun, nëse hapen e hapet gara brenda tyre kondicionohen marrëdhëniet me publikun. Nëse dominon lidershipi, i b ie që publikun e përjashtojnë, hyn një marrëdhënie e re me publiKun. Ndaj thashë janë fjali asgjësuese, nuk e fyeva.