Credins Bank/ Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Credins Bank, si një bankë shqiptare dhe një nga më të mëdhatë në vend, kanë objektivat e veta strategjike kontributin e vazhdueshëm që duhet të japë për zhvillimin e ekonomisë vendase. Janë pikërisht biznese te vogla, ato që kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit. Ndaj, Credins Bank ka linçuar “Paketën e biznesit”, një paketë dedikuar çdo biznesi të vogël e të mesëm që operon në Shqipëri.
Kjo paketë ka per qëllim ti vijë në ndihmë çdo biznesi anë e mbanë vendit, për të gjetur një “One stop shop”, për çdo shërbim bankar për të cilin kanë nevojë.

Sot, banka konsiderohet një partner i ngushtë i biznesit, duke ofruar një portofol të larmishëm produktesh dhe shërbimesh bankare, të cilat nëse i gjeni në një bankë të vetme, ju kursejnë kohë dhe para dhe ju ndihmojnë për të menaxhuar më mirë financat tuaja dhe mbajtur ato në kontroll.
Paketa e linçuar nga Credins Bank përmbledh disa prej shërbimeve kryesore bankare të cilat janë bazike dhe të domosdoshme për aktivitetin ditor financiar apo tregtar të çdo biznesi:

Llogari Rrjedhëse: e domosdoshme për çdo biznes, si mënyra kryesore e vendosjes së marrëdhënies me një bankë, nëpërmjet të cilës, mund të kryhen shumë shërbime pagese, transferua etj.

Kredia SË BASHKU: një kredi e shpejtë, për të mbështetur nevojat për shtim të inventarit ose rinovim ambienti apo blerje makineri/pajisje.

Credins Online: aplikacioni bankar i aksesueshëm nga çdo smartphone, tablet ose desktop, ju mundëson kryerjen e menjëhershme të shumë veprimeve bankare. Banka në dorën tuaj 24/7, ju mundëson të:

a) Kontrolloni llogaritë tuaja,
b) Kryeni pagesa faturash, madje me komisione 0 ose preferenciale,
c) Kurse këmbimi mjaft preferenciale krahasuar me degët e bankës,
d) Transferta kundrejt bankave lokale ose ndërkombëtare, me komisione 0 ose preferenciale,

Karta e debitit dhe e kreditit: një mjet mjaft i mirë për të reduktuar përdorimin e cash-it. Mund te pajiseni me kartën Visa ose Mastercard, në Lek ose EUR, dhe cdo pagesë me kartën e biznesit, ju njihet si shpenzim nga organet tatimore.

POS- instalim të pajisjes POS, I cili ndikon në rritje të shitjeve duke pranuar dhe pagesat me karta nga klientët të cilët si mjet pagese kanë kartat bankare (shqiptare apo te huaj).

E-commerce: instalim i POS virtual për cdo biznes që kërkon të rrisë shitjet online dhe që synon një treg më të gjerë, kombëtar ose ndërkombëtar.