Covid-19/ Dëshmi tronditëse nga spitali Infektiv: “Nuk na japin as ujë”…

Një dëshmi tronditëse ka ardhur nga një grua, e cila ka nënën e saj të shtruar në spitalin infektiv, duke u trajtuar me Covid-19.

Ajo thotë se nëna e saj tashmë është e intubuar, ndërsa gjatë kontaktit që ka pasur më parë ajo shprehet se nëna i ka thënë që ‘nuk na japin as ujë’.

‘Nëna më tha nuk më japin ujë dhe nuk më ndërrojnë.  Edhe koordinatorët nuk dinë të sillen. Shumë keq situata.

Vijnë shumë dhe vdesin shumë. Nuk janë ato shifrat që publikojnë. Ndërkohë që nuk kemi asnjë lloj informacioni’, u shpreh gruaja për News 24.

Ajo u shpreh gjithashtu se është bërë pishman që e ka sjellë nënën e saj në spital, ndërsa deklaron se i ka kërkuar mjekëve që ta marrë nënën në shtëpi.

‘I thashë doktoreshës që ta marr nënën në shtëpi dhe të japë frymën e fundit’.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me COVID, 4 qytetarë ndërsa janë regjistruar 133 raste të reja.