Cilët janë dhe si funksionojnë testimet për Covid-19

BROCKTON - AUGUST 13: A nurse practitioner administers COVID-19 tests in the parking lot at Brockton High School in Brockton, MA under a tent during the coronavirus pandemic on Aug. 13, 2020. (Photo by David L. Ryan/The Boston Globe via Getty Images)

Brenda pak muajsh pandemia e Covid-19 është spostuar nga një kontinent tek tjetri. Sot numërohen më shumë se 31 milion të prekur dhe më shumë se 960000 të vdekur. Qysh nga fillimi, kërkimi ka lëvizur për të zhvilluar testime të besueshme në gjendje të identifikojnë praninë e virusit në popullatë. Tani vëmendja është përqëndruar ndaj testimeve të shpejta që mundësojnë të individualizohen vrullshëm njerëzit që kanë rënë në kontakt me virusin dhe ata potencialisht imunë. Mund të rezultojnë shumë të dobishëm në porte e në aeroporte, në shkolla e në universitete, në vendet e punës e në zyrat publike për të frenuar transmetimin e virusit dhe parandaluar nevojën për t’ju drejtuar masave më shtrënguese apo për t’u kthyer tek lockdown.

Cilat janë testimet e disponueshme për Covid-19?
Testimet për Covid-19 ndahen në dy kategori kryesore, me funksione të ndryshme dhe komplementare: testimet molekulare, midis të cilëve i ashtuquajturi tampon, që interceptojnë pranonë e materialit gjenetik viral, duke zbuluar sa është në zhvillim infektimi; dhe testimet antitrupurë, të quajtur rëndom sierologjikë, të cilët kërkojnë antitrupat e prodhuara nga sistemi imunitar në përgjigje të infektimit, për të zbuluar nëse një njeri është vënë apo jo në kontakt me Sars-cov-2 në muajt e fundit. Të parët fotografojnë situatën në lëvizje, duke zbuluar infektimin në zhvillim dhe, për pasojë, infektimin e veçantë, ndërsa të dytët ndihmojnë që të rindërtohet transmetimi i virusit midis popullatës dhe të monitorohet shkalla e imunizimit të tij, nga ku do të varet evolucioni i pandemisë.

Në të dyja kategoritë janë zhvilluar shumë tipologji analizash që ndryshojnë për nga besueshmëria dhe siguria, lehtësia e ekzekutimit dhe afati i përgjigjes. Kompanitë bioteknologjike po përfundojnë testime gjithnjë e më të shpejtë, që në rast se përdoren në shkallë të gjerë mundësojnë të monitorohet thuajse në kohë reale përhapja e virusit në popullatë dhe të kihet një vlerësim më i saktë i rasteve, pa ju dashur t’u besohet modeleve matematikore. Janë testime të thjeshta dhe ekonomike, por më pak të besueshëm në terma specificiteti dhe ndjeshmërie. Midis tyre janë testimet salivore, ku kërkohen gjurmë të virusit në pështymë, testet antigjenike që zbulojnë praninë e proteinave virale ne kampionë pështyme apo të nmarra nëpërmjet tamponit dhe testimeve sierologjike gishtshpuese, që zbulojnë praninë ose jo të antitrupave në gjak.

Kur dhe si të bëhet një testim?
Në rast ethesh dhe simptomash të ngjashme me gripin si kollë, djegie fyti dhe frymëmarrje e vështirë ose, në rast dyshimi, Ministria e Shëndetësisë rekomandon të qëndrohet në shtëpi, të mos shkohet në Urgjencë apo në një studio mjekësore, por të merret në telefon mjeku i familjes, pediatri apo roja mjekësore. Ose mund të thirret numri i gjelbër i rajonit tënd apo numri 1500. Në çdo rast, do të jenë mjeku i familjes, pediatri apo ASL e referimit që do të vlerësojë nëse do të jetë e nevojshme të bëhet tamponi dhe të japë udhëzime lidhur me çka duhet bërë. Disa laboratorë privatë janë autorizuar që të bëjnë testime sierologjike. Kush rezulton pozitiv, më pas mund të bëjë tamponin. Për momentin nuk mund të blihen testime për Covid-19 në farmaci.

Në çfarë konsiston tamponi?
Gold standard për diagnostikimin e sëmundjeve infektive i rekomanduar nga OBSH është testimi molekular, rëndom i quajtur tampon, që identifikon praninë e materialit gjenetik të virusit në kampionë biologjikë nëpërmjet teknikës në epruvetë të reverse transcription-polymerase chain reaction (Rt-Pcr). Falë kësaj teknike, kopjohen shumë herë porcionet specifike e genomës virale deri sa bëhen të “dukshme”: nëse këto porcione janë të pranishëm në kampion, atëhere testimi do të rezultojë pozitiv; në rast të kundërt, do të jetë negativ. Testimi bëhet mbi materialin biologjik të marrë me një si shkop të gjatë, i ngjashëm me një pastruese veshësh, nga mukozat e hundës dhe fytit. Marrja në vetëvete është e shpejtë, por e bezdisshme dhe për disa njerëz deri e dhimbshme.

Ky testim molekular nëpërmjet Rt-Pcr është më efikasi dhe më i besueshmi për të zbuluar virusin gjatë fazës aktive të infektimit, edhe në mungesë simptomash. Marzhi i gabimit është mjaft i ulët. Ama është një testim i kushtueshëm, që kërkon personel të kualifikuar, reagentë specifikë dhe aparatura të kushtueshme që kërkojnë orë të tëra për të nxjerrë rezultatin. Duke ju dashur të punojnë me një numër të lartë kampionësh, shpesh laboratorët janë të bllokuar dhe afati për një përgjigje mund të zgjatet, edhe në disa ditë, me rrezikun e bërjes të kotë e të gjithë procesit. Në fakt, pasja e rezultatit të tamponit në distancën e një jave ose më shumë nënkupton se rastet e dyshimta gjithsesi duhet të qëndrojnë në karantinë në pritje të marrjes së përgjigjes, e cila vjen kur njeriu mund ta ketë kaluar tashmë sëmundjen dhe kur është tashmë shumë vonë për ta izoluar pacientin. Në Shtetet e Bashkuara këto vonesa, bashkë me mungesën e tamponëve, shkruan revista “Nature”, kanë kontribuar në përhapjen e shpejtë e epidemisë.

Çfarë do të thotë të dalësh negativ në tampon?
Testimi molekular me Rt-Pcr është për momentin më i besueshmi, por nuk është i përsosur. Në fakt nuk mungojnë as falsët pozitive, as falsët negative. Siç e shpjegon JAMA Network, në rast se testimi kryhet shumë shpejt dhe virusi nuk ka pasur kohë të replikohet, analiza molekulare nuk është mjaft e ndjeshme sa të mund t’ia zbulojë praninë. Kështu, në rast se shfaqen simptoma shumë të dyshimta, nuk është e mjaftueshme bërja e një tamponi të vetëm për ta përjashtuar pozitivitetin ndaj virusit. Për të garantuar një rezultat më të saktëm tamponi duhet të përsëritet më pas ose në pjesë të ndryshme të aparatit të frymëmarrjes, edhe në një kampion biologjik i aparatit të frymëmarrjes më të “thellë” (espektorat ose aspirato endotrakeal).

Deri ku del pozitiv në tampon?
Derikur është i pranishëm virusi, tamponi rezulton pozitiv. Shërimi i “plotë” në Itali certifikohet pas 2 tamponësh radhazi negativë, edhe pse OBSH i ka azhurnuar linjat udhëzuese të saj, duke thënë se mund të mjaftojnë 3 ditë pa simptoma për ta certifikuar shërimin. Pozitiviteti i testimit molekular me Rt-Pcr tregon vetëm praninë e RNA të Sars-cov-2 dhe jo domosdoshmërisht të virusit jetik: ka pasur raste njerëzish të rezultuar sërish pozitivë pas dy tamponësh negativë prej pranisë se pjesësve virale të vdekura dhe, për pasojë, jo më infektuese.

Çfarë diference ka midis tamponit dhe testit antigjenik?
Të dy shërbejnë për të gjetur ose jo praninë e virusit dhe, për pasojë, të diagnostikohet infektimi. Por ndryshe nga tamponi, testimi i antigjenit shkon në kërkim të proteinave të virusit dhe jo të porcioneve të genomës virale. Për këtë motiv është më e thjeshtë për t’u bërë: materiali biologjik i marrë nga fyti apo nga hunda me një shkop, pa arritur pjesët më të thellë e zgavrës hundore, fillimisht përzihet në një reagent dhe më pas hidhet derdhet mbi një copë letër që nëpërmjet një reaksioni biokimik do të të tregojë me një sinjal fluoreshent apo me ngjyrë praninë ose jo e antigeneve të Sars-cov-2. Këto testime nuk kërkojnë aparatura të kushtueshme, por një kit të thjeshtë dhe janë ekonomikë. Avantazhi më i madh i tyre është shpejtësia në përgjigje (jo më shumë se 30 minuta). Megjithatë, shpjegon “Nature”, shpejtësia ka një kosto të lartë në terma ndjeshmërie.

Ndërsa Rt-Pcr është në gjendje të zbulojë një molekulë të vetme me RNA virale në 1 mikrolitër solucion, testimet e antigjenit kërkojnë një kampion që përmban mijëra, në mos deri dhjetëra mijëra, pjesëzash virale për mikrolitër që të arrijë të zbulojë antigenin e virusit dhe të japë një rezultat pozitiv. Kështu, nëse ngarkesa virale është e ulët, testimi gabimisht mund të rezultojë negativ. Është parë se ndjeshmëria e këtyre testimeve është e lartë në kampionë të mbledhur në shfaqjen e simptomave të para dhe se me kalimin e javës së parë ulet shumë. Edhe në këtë rast, ashtu si në tamponin klasik, shpejtësia e papërshtatshme në mbledhjen e kampionëve bën diferencën.

Në Itali, testimet antigjenike shpejta të dobishme për identifikimin e virusit Sars-cov-2 janë përdorur këtë verë nëpër aeroporte për të kontrolluar njerëzit në kthim nga disa vende të konsideruar me rrezik të lartë Covid-19. Në tryezën europiane ministri Roberto Speranza ka propozuar t’i shtrihet përdorimi në të gjithë aeroportet për udhëtarët në tranzit, në hyrje e në dalje, “për të shmangur masa më drastike si mbyllje të përgjithësuara të kufijve”. Po diskutohet nëse do të futen nëpër shkolla dhe në universitete.

A mund të bëhen vetë testimet antigjenike?
Për momentin, jo. Testet antigjenikë e miratuar nga agjencitë rregulluese janë të përdorshëm vetëm nga operatorët shëndetësorë. Disa kompani po zhvillojnë testime antigjenike shumë të thjeshtë, të ngjashëm me ato të shtatzanësisë, që mund të bëhen në mënyrë autonome në shtëpi për të kontrolluar shëndetin vetjak. Por një komercializim i ardhshëm i tyre, përtej preokupimeve për kostot dhe disponueshmërinë, është objekt debati. Një kritikë që bëhet është se përdorimi i lirë i këtyre testimeve – pa kontrollin e kompanive shëndetësore dhe sistemeve të survejimit – rrezikon që të mos ndiqet nga gjurmimi i kontakteve dhe i infektimeve të mundshme. Një njeri i rezultuar pozitiv mund të mos ia njoftojë infektimin e tij autoriteteve shëndetësore.veç kësaj, mbetet problemi i pesueshmërisë së këtyre testimeve, që nuk është e lartë, dhe rezultati negativ duhet të konfirmohet nga testim molekular me Rt-Pcr. Në përgjithësi, për çdo testim, “edhe kur rezultati është negativ, njerëzit duhet të kujtohen të lajnë duart, të mbajnë maskën dhe të shmangin grumbullimet”, komenton Edsel Salvana, Drejtor i Degës së Biologjisë Molekulare të National Institutes of Health të University of the Philippines Manila. Në sintezë, testimet nuk mund të zëvendësojnë masat e kontrollit e parandalimit të nevojshme për reduktimin e rrezikut të transmetimit dhe të infektimeve.

Si funksionon një testim sireologjik?
Janë analiza gjaku që shërbejnë për të kuptuar nëse një njeri, edhe pa e ditur, e ka marrë infektimin në kohë pakashumë të vonshme. Gjurmojnë në siero praninë e imunoglobulinave M (IgM) dhe imunoglobulinave G (IgG) specifike kundër virusit Sars-cov-2. Imunoglobulinat janë antitrupa që i prodhon organizmi kur sistemi imunitar dedekton praninë e agjentëve të huaj si bakteret dhe viruset. Mund të kërkojnë disa ditë për t’u zhvilluar pas një infektimi dhe shpesh mbesin në gjak për disa javë edhe pas shërimit. Ka një fazë ku në organizëm janë të pranishëm antitrupat, ashtu edhe virusi që vazhdon të mbrohet.
Në rast se testimi rezulton pozitiv vetëm ndaj IgM kjo do të thotë se ka mundësi që njeriu të jetë vënë në kontakt me virusin nga 1 deri në 4 javë më parë. Në rast se është pozitiv vetëm ndaj IgG, që manifestohen më vonë se IgM dhe mbesin gjatë në gjak, kjo nënkupton se infektimi ka ndodhur prej të paktë 4 apo 6 javësh. Kurse pozitiviteti në të dyja imunoglobulinat do të thotë se infektimi është në rënie, pasi infektimi ka ndodhur disa ditë më parë.
Testimi mund të japë rezultate pozitive false pozitive kur zbulon gabimisht antitrupa të pranishëm në kampione, por të gjeneruar nga reagimi ndaj koronavirusëve të zakonshëm të gripit apo edhe të rezultateteve false negative. Përqindja e gabimit varet nga saktësia e testimit klinik të përdorur. Në rast se qytetari do të vendoste të bënte një analizë sierologjike, Ministria e Shëndetësisë rekomandon të zgjidhen testime me një specifictet jo më të ulët se 95% dhe një ndjeshmëri jo më të ulët se 90%. Prania e antitrupave tregon vetëm se njeriu është infektuar, por jo se është shëruar dhe nuk është më infektues. Për ta konfirmuar apo përjashtuar infektueshmërinë duhet bërë tamponi.

Kur testimi sierologjik është negativ nuk je infektues?
Në rast se testimi rezulton negativ, kjo do të thotë se me një nivel të lartë probabiliteti njeriu nuk është vënë në kontakt me virusin, por nuk mund të përjashtohet krejtësisht e kundërta: në fakt, njieru mund të jetë infektuar vonë (më pak se 8 – 10 ditë më parë) dhe nuk është zhvilluar akoma përgjigja antitrupore ndaj virusit ose mund të ketë në momentin e testimit një sasi antitrupash shumë të ulët sa mund të zbulohet. Si në rastin e pozitivitetit të testimit sierologjik, nuk ka garanci absolute as për mungesën e infektimit nga Sars-cov-2, as për rrezikun e infektueshmërisë së individit.

Çfarë lloje testesh sierologjike ekzistojnë?
Testimi sierologjik standard bëhet mbi një sasi gjaku që analizohet në laborator për të matur sasinë dhe tipologjinë e antitrupave. Ekzistojnë edhe testime të shpejta të bërë me dispozitivë të vegjël, që në fakt analizojnë gjakun kapilar e marrë nga maja e gishtit, si testimet e zakonshme për kë vuan nga diabeti, dhe zbulojnë vetëm praninë apo jo të antitrupave. Thuajse gjithmonë janë testime të tipit cilësor (pozitiv apo negativ) dhe nuk tregojnë sasinë e antitrupave në gjak. Respektivisht testimit sierologjik standard që kërkon 48 orë për dhënien e përgjigjes, garantojnë një përgjigje në 10 – 15 minuta, janë më ekonomikë e më të thjeshtë, por më pak të besueshëm. Ashtu si për testimet e shpejta molekulare ka mendime kundër lidhur me përdorimin e tyre: bërja e testimeve që nuk dinë të interpretohen korrektësisht dhe t’i përdorësh gjithandej mund të rezultojë më shumë e dëmshme sesa e dobishme.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë po punon për mundësinë e bërjes së disponueshëm në farmaci të testimeve sierologjike të certifikuar nga Instituti i lartë i Shëndetësisë dhe nga Komiteti Tekniko – Shkencor. Është impenjuar edhe “të hartojë një listë të testimeve që do të mund të kryhen nëpër farmaci, sipas një modaliteti bërjeje dhe transmetimi të dhënash për t’u dakordësuar me autoritetet shëndetësore”.

Pse të bëhet testimi sierologjik?
Në gjendjen aktuale të evolucionit teknologjik, testimi sierologjik nuk ka një dobishmëri klinike, u shërben pak individëve. Për dagnozën nuk mund ta zëvendësojë tampnonin. Mund të përdoret për të individualizuar infektimin nga Sars-cov-2 në individë asimptomatikë apo me nivele të lehëta apo të ulëta që paraqiten vonë në vëzhgimin klinik: në rastin kur testimi sierologjik rezulton pozitiv, bëhet testimi molekular për të mësuar nëse infeksioni është ende në trup dhe, për pasojë, nëse je infektues. Mbi të gjitha, testimi sierologjik është një instrument i vlefshëm epidemiologjik për të vlerësuar përhapjen e infeksionit në një komunizet dhe përqindjen e njerëzve momentalisht imunë ndaj virusit. Për shembull, hetimi i sieroprevalencës të infektimit nga Sars-cov-2 i nisur në fundin e majit në Itali nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga ISTAT, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, që ka përfshirë 2015 komuna dhe i është drejtuar 150000 njerëzve, ka vlerësuar se 1.482 milion italianë janë ndeshur me virusin, baraz me 2.5% e të gjithë popullsisë.

Nëqoftëse bëhen me themel, këto testime mundësojnë kështu të rritet saktësia e vlerësimit të infektimeve nga Sars-cov-2, të përcaktohet përqindja e vdekshmërisë së infeksionit viral dhe të jepen indikacione lidhur me mundësinë e lehtësimit të masave të distancimit social në rast të në imunizimi mjaft të përhapur.

A mund të konsiderohesh imun në rast se shërohesh nga Covid-19?
Një testim sierologjik pozitiv për IgG i shoqëruar me një tampon negativ duhet të jetë i mjaftueshëm për të dhënë një siguri të mirë se nuk do të sëmuresh të paktën për një periudhë të shkurtër kohe. Faktikisht nuk është ende e qartë sesa zgjat imuniteti i fituar me infektimin e parë. Deri më tani studimet tregojnë se antitrupat mbrojtës arrijnë një kulm brenda 3 javësh nga shfaqja e simptomabe, më pas të t’u zvogëluar gradualisht: 3 muaj pas infektimit, 2 ndër 10 subjekte që janë infektuar nga virusi ruajnë të njëjtën fuqi reagimi imunitar.

Një hulumtim i botuar në “Nature Medicine” ka vërejtur se nivelet e antitrupave mbrojtës zvogëlohen me mbi 70% gjatë konvaleshencës dhe në disa subjekte nuk janë më të zbulueshëm, aq sa rezultojnë negativë në testimin sierologjik. Siç shkruan Stat News, ekzistojnë hipoteza të ndryshme lidhur me kohëzgjatjen e imunitetit natyral, midis të cilave për shembull ajo që njerëzit tashmë të infektuar apo të vaksinuar mund ta humbasin në kohë mbrojtjen imunitare, por një riinfektim eventual duhet të ketë një formë klinikisht më të zbehtë. Në gjendjen aktuale të njohurive, mund të përgjigjet vetëm se kush është infektuar tashmë dhe është shëruar nuk mund të konsiderohet përjetësisht i imunizuar.

Është më e rëndësishme ndjeshmëria apo shpejtësia e testimeve?
Martin Burke, kimist në Universitetin e Illinois, mendon se rruga për t’u përshkuar është ajo e bërjes gjithnjë e më ekonomike, e thjeshtë dhe e shpejtë e analizës së materialit biologjik për të interceptuar rastet pozitive: “Mendoj se testimi i antigjenit është mënyra për t’ia arritur”, thotë në “Nature”. “Nuk është aspak zgjidhja e përkryer, por është vetëm gjëja më e shpejtë që mund të sigurojmë tani”.

Gara e testimeve të shpejta për Sars-cov-2 nuk duket të ngadalësohet. Në fillimet e shtatorit Food and Drug Administration, agjencia amerikane që rregullon ilaçet dhe ushqimet, ka miratuar një testim të ri të antigjenit të realizuar nga kompania farmaceutike Abbott laboratories, me seli në Illinois. Dispozitivi për bërjen e testimit duket si një kartë krediti dhe zbulon gjurmët e lëna nga proteinat virale (antigjene) të Sars-cov-2. Nuk kërkon asnjë aparaturë, kushton vetëm 5 dollarë dhe jep një përgjigje atypëraty në kartë brenda 15 minutash. Shtetet e Bashkuara kanë investuar tashmë 760 milion dollarë për 150 milion prej këtyre testimeve dhe Abbott parashikon ta rrisë me prodhimin në 50 milion duke filluar nga mesi i tetorit. Provat laboratorike kanë zbuluar se testimi i Abbott e ka individualizuar korrekt virusin në 95 – 100% të personave të rezultuar pozitiv ndaj testimit molekular me Rt-Pcr kur kampionët janë mbledhur brenda 1 jave nga shfaqja e simptomave dhe në 75% me kalimin e 1 jave. Edhe Italia po ndjek rrugën e testimeve të shpejta: Ministria e Shëndetësisë ka miratuar Daily tampon, i zhvilluar nga një kompani italiane, që kryhet mbi një kampion të thjeshtë pështyme dhe që e jep brenda 3 minutash rezultatin e pozitivitetit apo negativitetit ndaj koronavirusit të ri.

Por kërkimi i testimeve molekulare gjithnjë e më të shpejtë në kurriz të ndjeshmëria të përshtatshme diagonstikuese është shumë e debatueshme. Disa kanë frikë se mos përdorimi i tyre e ul shumë stekën e besueshmërisë dhe se, për shkak të falseve të shumtë negativë, vatrat mund të rriten. Kurse të tjerë konsiderojnë se ndjeshmëria e ulët e testimit mund ta përqëndrojë vëmendjen mbi individualizimin e personave më shumë infektues; veç kësaj, vlerësojnë se kostoja e ulët, lehtësia e kryerjes dhe shpejtësia e përgjigjes japin mundësinë e përsëritjes së testimit në distancën e pak ditëve dhe të arritjes kështu të identifikimit të rasteve pozitive kur ngarkesa virale është e lartë.

Një aspekt vendimtar është arësyetimi lidhur me shifrat e larta përveçse mbi afatet: sa më shumë testime bëhen, aq më shumë të infektuar gjenden, por që të mund të frenohen infektime duhen afate të shpejta. Testimet e antigjenëve mundësojnë kështu që të bëhet një shoshitje e parë, anipse e trashë, e rasteve të infektimeve për t’u kompletuar më pas duke përdorur gold standard e diagnostikimit, Rt-Pcr, në rastet e rezultuar negativë, por të dyshimtë.

Duke simuluar një këqyrje të individëve asimptomatikë Michael Mina, imunolog i Harvard TH Chan School of Public Health të Boston në Massachusetts, ka llogaritur se ndjeshmëria e këytre testimeve është dytësore respektivisht frekuencës dhe shpejtësisë. Megjithatë, shkruan “New York Times”, ekspertë të ndryshëm të fushës nuk i konsiderojnë si dhuratë nga Zoti kundër pandemisë. Për momentin mungon një studim që t’i ketë testuar besueshmërinë: “Nuk kemi të dhëna”, komenton Esther Babady, Drejtore e Shërbimit të Mikrobiologjisë Klinike pranë Memorial Sloan Kettering Cancer Center të New York, duke nënvizuar se ka akoma pak studime shkencore për përcaktimin e fushës së zbatimit të tyre testimeve. Veç kësaj, brenda një kohe të shkurtër janë zhvilluar shumë testime për Covid-19 të zbatuara mbi një numër të kufizuar kampionësh dhe besueshmëria e tyre varet nga shumë faktorë.

Avantazhi i testimeve antigjenike është kostoja e ulët dhe shpejtësia. Megjithat, efikasiteti i përdorimit të tyre për një screening në vendet e studimit nuk varet vetëm nga disponueshmëria e testimeve të shpejta me kosto të ulët, por edhe nga një punë e madhe koordinimi dhe survejimi. Nevojitet një sistem i kolauduar për të testuar, gjurmuar dhe izoluar rastet me Covid-19.

India ka miratuar 3 testime antigjenike për një screening masiv dhe ka filluar tashmë ta përdorë për të interceptuar më shumë raste dhe pasur më shumë informacione mbi përhapjen reale e infektimit. Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar 4 që kanë ndjeshmëri më të madhe se ato indianë. Duhet të jepen nga mjeku dhe të bëhen nga një operator shëndetësor. 150 milion kitet e testimit të fundit të antigjenit salivor të Abbott e blera nga administrata Trump, raporton “Nature”, do të përdoren nëpër shkolla dhe në “grupe të tjera të popullsisë me nevoja speciale”, në një fazë të parë vetëm tek njerëzit e dyshuar me simptoma klasike prej më pak se 12 ditësh. Në rast rezultati negativ OBSH dhe vetë Centers for Disease Control and Prevention amerikane këshillojnë të kompletohet diagnoza me testimin molekular Rt-Pcr, domethënë i ashtuquajturi tampon.
(nga Internazionale)

Përgatiti
ARMIN TIRANA